ISUV/ Aktiviteti i sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve

1428
Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve (SBNJSH)

Sektori i burimeve njerëzore e mbështet veprimtarinë e tij në kornizën legjislative të ISUV-it, në Ligjin NR 152/2013 “ PËR NËPUNËSIN CIVIL”, i ndryshuar, Vendimet dhe Udhëzimet përkatëse për nëpunësin civil, Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë Ligji Nr. 7961, datë 12.07.1995 (ndryshuar me ligjet nr. 8085, datë 1996; 9125, datë 2003; dhe 10053, datë 2008). Kjo gamë ligjore mundëson përmirësimin e punës/shërbimeve të ISUV-it nëpërmjet drejtimit profesional, efikas dhe transparent të administratës së ISUV-it. Sektori u kushton burimeve njerëzore një vëmendje të veçantë, për sa u përket: të drejtave të tyre; kushteve dhe sigurisë në punës; disiplinës dhe etikës së komunikimit; vlerësimit të punës; krijimit të kushteve për rritjen e kapaciteteve të tyre; si dhe në zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive që ata kanë.

Aktiviteti i sektorit është mjaft i gjerë. Veç administrimit dhe mirëmbajtjes, ai merr pjesë në përditësimin e dosjeve personale, hartimin dhe zbatimin e planeve të lejeve, bashkëpunimin me MBZHRAU-në, koordinimin e punës me drejtuesit e departamenteve dhe/ose sektorëve, kryerjen e kontrolleve periodike në përputhje me direktivat e marra nga autoritetet mbikëqyrëse, si dhe në përgatitjen e dokumenteve të ndryshme, përfshirë planifikimin e buxhetit dhe prokurimin.

Sektori përbëhet nga një staf prej 12 punonjësish, ku veç përgjegjësit të sektorit, ka jurist, punëtor të mirëmbajtjes, teknik aparaturash dhe sanitare.
SBNJSH-ja ka kryer në vazhdimësi menaxhimin e burimeve njerëzore dhe të kapaciteteve të tjera të ISUV-it (Instituti i Sigurimeve Ushqimore dhe Veterinare)
• Mbështetur në strukturën ligjore, vendimet e marra dhe praktikat më të mira të punës, Sektori ka administruar me korrektësi burimet njerëzore aktuale, duke i vlerësuar dhe pozicionuar sipas kualifikimit dhe rezultateve të tyre.
• Në bashkëpunim me shefat e Departamenteve është kryer rishikimi i vazhdueshëm i përshkrimit të punës së personelit. Ai është përshtatur për të qenë në linjë me kërkesat e kohës dhe në përputhje me detyrat dhe objektivat që ka secili Departament apo Sektor, në bazë të Ligjit të Nëpunësit Civil.
• Është përditësuar i gjithë dokumentacioni i personelit (dosjet personale) dhe janë plotësuar në vazhdimësi regjistri themeltar dhe librezat e punës në kuadër të menaxhimit të cilësisë.
• Janë kryer kontrolle të vazhdueshme në bashkëpunim me drejtorinë ose në bashkëpunim me Përgjegjësit e Departamenteve, për të vlerësuar shkallën e respektimit të “detyrave dhe përgjegjësive” nga ana e punonjësve të ISUV-it në respekt të vendimeve dhe urdhëresave të dala.
• Në respekt të rregullave administrative janë zgjidhur të gjitha kërkesat që kanë pasur “Departamentet” në lidhje me bazën materiale, vënien e automjeteve në dispozicion të tyre për qëllime shërbimi, mbajtjen në gatishmëri të aparaturave dhe pajisjeve laboratorike etj.
• Është drejtuar/kryer puna e përditshme lidhur me lavanterinë, pastrimin e ambienteve të brendshme dhe territorit të jashtëm të ISUV-it, sigurimin e energjisë elektrike dhe mirëmbajtjen e rrjetit elektrik dhe të gazit, sigurimin e ujit të pijshëm dhe atë teknologjik, asgjësimin e materialeve infektive të dala nga laboratorët, shërbimin e shpejtë të klientëve nëpërmjet zyrës së recepsionit, kontrollin e shërbimit të rojeve, si dhe gjithë problematikën e lidhur me mirëmbajtjen e aparaturave.
• Sipas kërkesave të departamenteve, fondeve në dispozicion, si dhe bazuar në Ligjin Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” ( i ndryshuar), VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për Rregullat e Prokurimit Publik”, udhëzimeve të Agjencisë së Prokurimit Publik, janë realizuar praktikat/procedurat e prokurimit dhe blerjeve të vogla.
• Në bashkëpunim me Sektorin e financës dhe të departamenteve teknike të ISUV-it, është hartuar, miratuar dhe zbatuar “Regjistri i Parashikimeve të Prokurimeve Publike”.
• Është mbyllur “Regjistri i Realizimeve të Prokurimeve Publike”.
• Bashkëpunuar me aktorë të ndryshëm për futjen dhe përshtatjen e praktikave menaxhuese.
• Është ndjekur me korrektësi korrespodenca për plotësimin dhe zbatimin e kritereve nga institucioni qendror dhe Administrata Publike për një menaxhim korrekt.
• Janë mbyllur praktikat e daljeve në pension pleqërie.
• Janë zhvilluar një sërë aktivitetesh të tjera pritëse dhe argëtuese për motivimin e stafit.
• Sipas ligjit në fuqi është plotësuar dokumentacioni përkatës për rekrutimet e reja.
• Janë hedhur të gjitha të dhënat e dosjeve të personelit në sistemin HRMIS.
• Janë ndjekur zhvillimet e seancave gjyqësore të konflikteve të punës dhe problematikave të tjera juridike për të mbrojtur interesat e ISUV-it dhe personelit të saj.
• Është bërë përditësimi dhe plotësimi i të dhënave të HRMIS-it.
Objektivat e Departamentit MC&SH
• Rruajtja e akreditimeve të testeve me trupën akredituese kombëtare DPA;
• Përmirësimi i sistemit të menaxhimit të cilësisë në laboratorët e Diagnozës Veterinare;
• Zgjerimi dhe përmirësimi i sistemit të menaxhimit të cilësisë në laboratorët e Departamentit Toksikologjisë Monitorimit të Mbetjeve dhe Cilësisë;
• Rishikim dokumentacioni: Manual Cilësie, Procedura Menaxhuese, Procedura Operative, Udhëzues, si dhe modulistika që lidhet me to;
• Realizimin e Auditimeve të brendshme, si ato të planifikuara në fillim të vitit, por edhe auditime suplementare për të parë ecurinë e implementimit të sistemit të menaxhimit të cilësisë në laboratorë të tjerë të ISUV-it;
• Sigurimi i cilësisë së rezultateve të testimit nëpërmjet kontrollit të instrumenteve matëse;
• Forcimi i kapaciteteve/aftësisë menaxhuese në fushën e metrologjisë për pajisjet e laboratorëve të akredituar dhe në laboratorë të tjerë të ISUV-it;
• Përgatitja në kohë dhe cilësi e terreneve kulturale dhe solucioneve sipas kërkesave të mikrobiologjisë ushqimore;
• Forcimi i kapaciteteve/aftësisë diagnostikuese në futjen e terreneve/solucioneve të reja;
• Realizimi i pranimit të kampionëve në përputhje me standardet, për të siguruar mbrojtjen e interesit të laboratorit dhe të klientit;
Realizimi në kohë i procedurave të prokurimeve, të nevojshme për realizimin e punës në ISUV;
mbështetja e aktiviteteve nga punonjësit sektorit të Burimeve Njerëzore për zhvillimin normal të punës në ISUV;
planifikimi i buxheteve për plotësimin maksimal të kërkesave të stafit të ISUV-it.
ANEKSI I
Kuadri ligjor i departamentit të Menaxhimit të Cilësisë dhe Shërbimeve
Tabela 1 Kuadri ligjor ku mbështetet aktiviteti i Departamentit të Menaxhimit të Cilësisë dhe Shërbimeve
Nr. Kuadri ligjor
1 Ligji Nr. 9863 dt. 28.01.2008: “Për Ushqimin”.
2 Ligji Nr. 10465 datë 29.09.2011 “Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë” .
3 ISO 17025:05 “Kërkesa të përgjithshme për kompetencën e laboratorëve të provave dhe të kalibrimeve”.
4 ISO 9000:2005 “Sistemi i menaxhimit për cilësinë: bazat dhe fjalori”.
5 ISO 9001:2008 “Kërkesa për sistemin e menaxhimit të cilësisë”.
6 ISO 9004:2009 “Menaxhimi i një organizatë për një sukses të vazhdueshëm – Përqasja e menaxhimit për cilësinë”.
7 ISO 10012:2003 ”Sistemi i menaxhimit të matjes. Kërkesat për proceset dhe aparaturat e matjes”.
8 ISO19011:2011 “Linja udhëzuese për auditimin e sistemeve të menaxhimit për cilësinë”.
9 Norma ISO ENV 13005:2000 “Guidë për shprehjen e pasigurisë në matje”.
10 ISO 7218:2013 “Mikrobiologjia e ushqimit dhe ushqimeve të kafshëve-Kërkesa të përgjithshme dhe Udhëzime për ekzaminimet mikrobiologjike”.
11 Guida ISO 99:2007 “Fjalori Ndërkombëtar i Metrologjisë – konceptet bazë e të përgjithshme dhe termat e lidhura me të (VIM)”.
12 Guidë EA-4/02 M:2013 “Evaluation of the uncertainty of measurement in calibration”
13 Guida EA-4/10 ”Akreditimi për Laboratorët që kryejnë teste mikrobiologjike”.
14 Guida EA-4/16 ”EA udhëzues për shprehjen e pasigurisë në testet sasiore”.
15 Rregullore të Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit dhe procedura që lidhen me të.
16 Rregullore të trupës italiane Akredituese RT-08, RG-02. dhe procedura që lidhen me të.
17 DT-06-DT Rev.00 25-06-2013 “Guida per la taratura di strumenti per pesare a funzionamento non automatizo”.
18 EN ISO 8655-2: “Piston-operated volumetric apparatus – part 2: Piston pipettes”.
19 EN ISO 8655-5: “Piston-operated volumetric apparatus – part 5: Dispensers”.
20 EN ISO 8655-6: “Piston-operated volumetric apparatus – part 6: Gravimetric methods for the determination of measurement error”.
21 OIML Bulletin Volume XLII, Number 1, January 2001: “Calibration and verification: Tëo procedures having comparable objectives and result”.
22 International Organization for Legal Metrology (OIML) standard R111-1:2004:“Weights of classes E1, E2, F1, F2, M1, M1-2, M2, M2-3, and M3 – part 1: Metrological and technical requirements”.
23 DT-03-DT del 24/08/2012 “Guida per la stesura delle procedure tecniche dei laboratori açreditati di taratura”
24 Ligji Nr 7961 datë 12.07.1995 Kodi i punës së Republikës së Shqipërisë i azhornuar
Sigal