Vatër e re në Durrës/ Mbyllet reparti i fasonerisë, karantinohen 276 persona

329
Sigal

Pas 7 rasteve të reja të identifikuara të premte në një fasoneri në lagjen 13 në Durrës, nga ana e instancave shtetërore shëndetësore është bërë mbyllja e repartit ku punonin personat e identifikuar pozitive.

Ndërkohë, janë karantinuar në banesat e tyre 276 punonjës të këtij subjekti, të cilët dyshohet të kenë patur kontakte me personat e infektuar.

Dyshimet janë shtrire dhe te familjarët e të prekurve dhe vetëm sot janë marrë 33 kampionë për t’u analizuar në laboratorin i virologjisë.

Në total, në fasoneri janë 8 raste me Covid-19 të konfirmuara dhe 9 raste aktive në Durrës.