Autobusi me turistë nga Maqedonia e Veriut përplaset në Itali, një i vdekur dhe 12 të lënduar

25
Sigal

Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali, ku autobusi me turistë maqedonas është përplasur dhe për pasojë një person ka vdekur ndërsa 12 të tjerë janë plagosur.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se përmes Ambasadës në Romë është informuar se sot në autostradën mes qyteteve Ascoli Piceno dhe Ankona në Itali ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin u përfshi edhe një autobus i një agjencie turistike nga Maqedonia e Veriut.

Siç njoftojnë nga MPJ, në vendngjarje ka humbur jetën drejtuesi i autobusit R.I (1965), shtetas i Maqedonisë së Veriut, ndërsa 12 pasagjerë, po ashtu shtetas të RMV-së, kanë marrë lëndime të lehta.

“Ministria, nëpërmjet Ambasadës në Romë, vazhdon të jetë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente italiane, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPJ.