Asnjë humbje jete, 182 raste të reja me Covid/ Harta e shpërndarjes dhe gjendja e pacientëve në Infektiv

160
Sigal

Vijojnë të rriten rastet e reja me Covid-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se nga 3613 testime, kanë reyultuar pozitiv 182 persona, ndërsa janë shëruar 23 pacientë.

Rastet e reja shpërndahen: 50 në Tiranë, 19 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Lezhë, 12 raste  në Vlorë, 11 raste në Durrës, 8 raste në Mallakastër, 7 raste  në Sarandë, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Elbasan, 4 raste në Krujë, Prrenjas, Peqin, 3 raste në Kavajë, Lushnje, Patos, 2 raste në Vau i Dejës, Gramsh, Këlcyrë, 1 rast në Kurbin, Kukës, Pukë, Berat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Himarë.

Aktualisht janë 1035 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, nga të cilët 364 në Tiranë, e cila jo vetëm kryeson si një nga Bashkitë më të prekura, por numëron edhe numrin më të lartë të rasteve ditore.

Gjithashtu në spitalin Infektiv ka pasur një rritje të lehtë të numrit të paciantëve që kërkojnë shërbim të specializuar. Në këtë spital po trajtohen 32 pacientë. Referuar të dhënave nga ky spital përgjithësisht gjendja e pacientëve është stabël, ndonëse disa prej tyre janë me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë nuk jep informacione lidhur me moshën e pacientëve të shtruar, apo nëse ato kanë bërë ose jo vaksinat, ndonëse burime spitalore pohojnë se ka pacientë të shtruar që kanë bërë një dozë vaksine.

Statistika (08 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         182
Të shëruar në 24 orë       23
Të shtruar në spitale       32
Humbje jete në 24 orë     0
Testime ditore                 3,613

Testime totale             929,945
Raste pozitive             133,912
Raste të shëruara       130,418
Raste Aktive                    1,035
Humbje jete                     2,459

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             364
Shkodër          159
Vlorë               103
Elbasan           98
Fier                  85
Lezhë              60
Berat               49
Durrës             49
Kukës              24
Gjirokastër       20
Korçë               18
Dibër                 6