Artistët paralajmërojnë Ramën: Po ra zjarr ‘aksidental’ te Teatri, mund të ndodhë edhe në Surrel!

603
Sigal

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka reaguar ashpër pasi godina e Teatrit Kombëtar nisi të zbrasej gjatë paradites së sotme.

Fillimisht nëpërmjet një deklarate të fortë, ata paralajmëruan se edhe me gjak do ta mbrojnë këtë institucion dhe tokën e tij.

Regjisori i njohur Kastriot Çipi në reagimin e tij tha se shembja e godinës është e pamundur të realizohet deri në muajin shtator, por mund të ndodhë që të organizohet një zjarrvënie “aksidentale”.

“Shembja nuk mund të ndodh deri në Shtator, por mund të ketë një “zjarr aksidentental;” siç ndodh shpesh për zhvillimin e biznesit. Por zjarrvënësit duhet të dinë se nëse bie zjarr aksidentalisht në Teatër, mund të bie gjithandej edhe në ndonjë shtëpi në Surrel. Përvoja tregon se zjarri bie aty ku nuk ka njerëz që punojnë, kështu ka ndodhur edhe në disa qytete të tjera, kështu mund të ndodhi edhe me Teatrin Kombëtar”, deklaroi Çipi.