ARRSH: Akset ku duhet të bëni kujdes si pasojë e dëborës

231
Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një njoftimi për mediat ka bërë një pasqyrim të situatës së sotme në të gjitha akset kombëtare, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut dhe dëborës që kanë goditur vendin tonë në 48 orët e fundit.

Sipas ARRSH, si pasojë e reshjeve të shiut që kanë vazhduar edhe përgjatë orëve të natës, kanë sjellë rënie të gurëve dhe inerteve në disa akse rrugore.

Ndërkohë Valbona, Qafa e Qarrit, Dardha dhe Voskopoja janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Në këto zona drejtuesit e mjeteve këshillohen të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.

Njoftimi i ARRSH:

Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Kontraktorët kanë qenë në terren ku kanë bërë pastrimin e akseve nga rënia e gurëve apo inerteve si në: Qafë Mali-Fierzë, Sopot-Kam, Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm, Gramsh-Kodovajt dhe në zonën e Poçemit.

Në Valbonë, në Qafën e Qarrit, në Dardhë dhe në Voskopojë ka pasur reshje bore, rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vazhdon pa probleme. 

Drejtuesit e mjeteve duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.