Arrestohet në flagrancë shqiptari, po i shiste lëndë narkotike një të riu

124

Një shtetas shqiptar 25 vjeç u arrestua dje nga karabinierët, pasi ishte duke i shitur lëndë narkotike një të riu nga Rimini. Menjëherë pasi u kap në flagrancë, ai u dërgua në qeli.

25 vjeçari u kap në qendër të Catolicas, një lokalitet në shtetin fqinj. I riu nga Shqipëria nuk u identifikua. Karabinierët shkuan dhe bënë kontroll në shtëpinë ku jetonte me qira dhe i gjetën edhe para, kokainë e lëndë të tjera narkotike, raportojnë mediat italiane.

Në shtëpinë ku shqiptari jetonte, policia italiane gjeti 1900 euro të gatshme, të dyshuara të ardhura nga aktiviteti kriminal. I riu u dërgua për gjykim në gjykatën vendase.