Tensionet me Rusinë, Presidenti Meta takon ambasadorin e Ukrainës në Tiranë: Jemi krah jush

172
Sigal

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë Volodymyr Shkurov.

Meta shkruan se kanë diskutuar për situatën në Ukrainë duke ndarë shqetësimin e përbashkët për një agresion të mundshëm rus.

Meta thotë se Shqipëria si vend anëtar i NATO-s dhe anëtar jo i përhershëm i këshillimit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara është në krah të Ukrainës dhe në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial.

Postimi i plotë:

Sot prita Ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Sh.T.Z. Volodymyr Shkurov.

Diskutuam kryesisht për situatën në dhe rreth Ukrainës. Ndamë shqetësimin e përbashkët për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës mike, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.

U informova nga Ambasadori dhe përgëzova për përpjekjet e vendit të tij për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet nëpërmjet negociatave dhe në rrugë paqësore, përfshi në kuadër të formateve shumëpalëshe ekzistuese.

Konfirmova se Shqipëria, edhe si vend anëtar i NATO-s dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është në krah të Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.