Suplementi Pena Shqiptare/ Lela Kokona: Në pritje të destinacionit fatal

244
Sigal

Frosina jetonte vetëm me kujtimet e të birit. Endrrat e tij të bukura rinore iu shuan ende pa u rritur.  – Se pashë më atë vajzë pas vdekjes së tij! – Nxiti muhabetin Frosina pas një pauze të gjatë, me Marjetën, motrën e saj. -Po s’ dua të të lëndoj o motër! ‘- Marjeta nisi të ngacmonte kujtesën. – Ishte pasditja e të nesërmes që Kosta kishte ditëlindjen e nëntëmbëdhjetë. Kish filluar të strukej në rrjetën e gënjeshtrave, për të fshehur sëmundjen e tij, leuçemi, e cila sa vinte e agravonte. Dukej se ishte në pritje të destinacionit fatal. Kishte qëndruar mbi shtrat si asnjëherë tjetër, pa dëgjuar muzikë! – Përshëndetje Kosta! – i tha teze Marjeta.- Hë mo, qenke kredhur në mendime ? – Rastësia më bëri të mendoja për diçka që lexova në një libër fetar, – u përgjigj Kosta., – ku thonte se, njeriu mëkaton edhe duke menduar, kur dikush të pëlqen. Atëherë del, se burrat dhe gratë të gjithë janë mëkatarë apo tradhëtarë, nëse të pëlqen dhe e dashuron dikë! Të mëkatosh apo tradhëtosh vetëm se e mendon? Sa e vështirë është të frenosh ndjenjat, është frenim mizor. Po si i bëhet kur e do dhe të ndizet gjaku stuhi dhe të troket në shpirt? Bukuria e hireve femërore të tundon, të verbon sytë, të turbullon. Trupin e përshkojnë drithma të rënda. Një Helenë të verbon sytë!O gallat do bëj tani me babin” !- fliste dhe puliste qepallat . Prandaj babi nuk ja jep dorën atyre bukurosheve plot hire, ka frikë se mos ato i ngjallin epshet?! Haha,s’ka faj, se ato vërtetë janë epshndjellëse.” – Po sytë e zemrës mëkatojnë o Kosta! Sistemi frenimit nuk funksionon si duhet nganjëherë, e tërheqin si me grep mashkullin. – Vërtet femrat kanë magji më vete, ta prishin mendjen,- vazhdonte e fliste Kosta.  – Po prandaj të themi të kesh kujdes, moj zemra tezes! ” -Epo, të mëkatosh duke imagjinuar një bukuri femërore!? Jo, këtë se pranon logjika! -kundërshtonte ai. – Këtu bëhet fjalë për ato efektet e saj denigruese, shkatërrimtare o Kosta, jo për dashuritë e pastra. – Teze, kur para syrit mashkullorë rrëshqet bukuria femërore , të zgjon meditime se janë ndjenjat, ato që flejnë në përgjim, mes kufirit të mëndjes dhe shpirtit dhe kur zgjohen, e kthejnë femrën në mendjen e tij në një ëngjëll, por nganjëherë del djall që të errëson shpirtin në mënyrë monstruoze.- vazhdonte Kosta, ndërsa ajo e ndiqte me vemendje.- Je kredhur në mendime të ëmbla moj zemër, për të ndjerë aromën mëkatare të bukurisë femërore?  – Nganjëherë moj teze, më vjen të thur vargje pasionante mbështjellë me tisin e delirit dhe erotizmit. Më vijnë mendime marramendëse, ndjenja që ta sjellë vetë bukuria femërore, të shtyn drejt mëkatit ” të bardhë”, si gënjeshtrat e bardha… Falenderoj Zotin që na mban të lidhur” me pranga. Logjika, ajo na drejton dhe jo instiktet tona femërore apo mashkullore qofshin. – Po nga të erdhi ky frymëzim? – Desh u verbova sot nga një vajzë që po më shihte në sy me buzëqeshje . Ma hoqi trurin fare, si një Helenë ngjasonte.! Buzëqeshja e saj ëngjëllore i ndriste fytyrën. Më goditi si rrymë zemrën, përplasej si valë deti pa reshtur. Kishte buzët e kuqe mishtore, si ato petalet e vesuara mëngjesore. Vërtet të robëronte me atë të qeshur mistike! Buzët e saj më ftonin t‘ia rrëmbeja një puthje ndoshta do të ishte shërimi i së keqes time. Më bleronte shpirti si pranverë. Sa herë ngre sytë të shoh diellin në agimin mëngjesor, më ngjason me sytë e saj margaritarë. Jam dehur me aromën e saj, e cila me shoqëron kudo. Më ka prishur ritmin e rrahjeve të zemrës, s’kam as gjakun mjaftueshëm që të përshkojë lehtë nëpër arterie. E parafytyroj si një flutur tek flatëron lëndinave, e shoh me ëndje dhe digjem në zjarrin e dashurisë. Po moj teze, e di dhe ti që shpirti im do të prehet nëpër ëndrrat e rinisë, ashtu i marrosur nga deliri . – O, fillove ti më këto mrroklla?! Don të më mërzisësh? – Po kot e mendova, sikur thashë. Si mendon ti teze, ajo a do derdhi lotë për mua?  – Prap fillove ti? -Do të mbetem gjithmonë ëndrrimtar i dashurisë moj teze!  Marjeta mbeti pa fjalë. Ai mbeti pa përgjigje. E kuptoi se ai po e humbiste veten pak nga pak. Fjalët e tij ishin lënduese. I ishte zbehur dëshira për të jetuar. Ishte çasti kur ai kishte nevojë për dikë, të mos e ndjente atë vetmi vrastare. Pas një jave, mbi komedinë, pranë krevatit gjeti një disk. Ishte një dhuratë . – T’a dërgon Tea,- i tha tezja. – Kush është Tea? -Ajo vajza që të hoqi trurin ty ,ajo që ngjasonte si Helenë. – Si? Ajo se ka idenë kush jam unë, po as ti nuk e ke njohur atë!? Pse tallesh me ndjenjat e mia teze? Se kuptoj dot këtë humorin tënd! Po tallesh apo po flet seriozisht? Ti e di që mua nuk më pëlqejnë barsaletat. – Kosta, ajo kishte pyetur shitësin e dyqanit që ti kishe blerë biletën e autobusit. Ti ishe përshëndetur me atë dhe ajo i ishte afruar duke pyetur për ty. – jo, nuk mund ta besoj kurrë se mund të ketë ndodhur kjo mrekulli!  – Po, shitësi ma dha porosinë duke më thënë se, ajo vajzë ishte dashuruar me Kostën që me shikimin e parë. -Mendoj se mund të jetë një variant loje. – Po hape zarfin ! – ngulmoi Marjeta. – Gjeti foton e saj të ngjitur pas diskut, me këngë greke. E para këngë titullohej : ” Ke frikë të më duash”?E dyta: “Një puthje për mua “.  Kishin kaq e kaq kohë pa parë buzëqeshje të zgjatur në fytyrën e tij që dukej se nuk do të mbaronte kurrë ajo lumturi për atë shpirt të plagosur nga dhimbja fizike por dhe shpirtërore. Tashmë i pëlqente ta njihte si shoqe atë vajzë, e më pas nuk dihej se çfarë mund të ndodhte.  Kjo ishte përgjigja e Kostës , teksa priste destinacionin e tij fatal.