Një 39-vjeçar është arrestuar në qytetin e Dibrës.
Nga blutë njoftohet se shtetasi me iniciale A.V. është prangosur pasi ka goditur një punonjës policie.
“Ndalimi i tij u bë pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, gjatë kohës që ky i fundit ka qenë i angazhuar për kontrollin e territorit, në kuadër të parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike”, njofton policia.
Mbi të rëndon vepra penale “Goditje për shkak të detyrës”.