Ekstremisti nga Lezha shpallet në kërkim ndërkombëtar, postonte video radikale në rrjete sociale

158
Sigal

Luigj Marku, 39-vjeçari, i cili bën thirrje ekstremiste në rrjetin social Tik-Tok është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mësohet se Antiterrori dhe Prokuroria e Lezhës i kanë kërkuar ndihmë autoriteteve irlandeze më qëllim arrestimin e 39-vjecarit Luigj Marku i cili akuzohet për veprime ekstremiste me qëllim nxitjen e urrejtjes.

Policia tha se ky shtetas prej kohësh publikon në rrjete socilale video dhe mesazhe radikale dhe ekstremiste. Nga verifikimet rezulton se i dyshuari ndodhet në Irlandë

Prokuroria dhe antiterrori e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale të thirrjes dhe nxitje për kryerjen e veprimeve ekstremiste.

Prokuroria ka marrë edhe disa video për plotësimin e dosjes hetimore.