Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, kapen me drogë

779
Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme nga policia greke, pasi janë kapur me 55 kg drogë.
Shqiptarët e arrestuar janë të moshave 27- vjeç dhe 31- vjeç, ndërsa ende nuk është bërë i ditur identiteti i tyre.
Në momentin e arrestimit, ata po transportonin drogën nga kufiri i gjelbër për në Artë me automjet, por janë përpjekur për t’i shpëtuar policisë duke hedhur drogën mes disa shkurreve.
Policia i ka arrestuar ata, ndërsa ka sekuestruar edhe dy automjetet që ishin përdorur për transportin e kanabisit.
Sigal