Skandal/ Ja si ALbtelecom mashtron me ofertat

482
Sigal

Kompanitë telefonike në Shqipëri kanë tarifat më të larta në Europë, për të mos mjaftuar kjo shpesh hasim edhe mashtrime me paketat, ku vetëm me një klikim pasi ju aktivizoni ofertën më pas kuptoni se nuk jep atë shërbim që thotë.

Një rast i tillë është denoncuar nga faqja ‘Lolita’ në ‘Facebook’, ku ALBtelecom mashtron me ofertat.

Statusi i publikuar nga ‘Lolita’:

Mashtrimi i ALBtelecom me ofertat(ta hajë kush ta hajë)

Oferta shkruan Extra 400 që deri dje: Extra 400 = 4GB internet.
Ndërsa sot kur e hap ta lexosh në brendësi ofertën thotë: vlera 200 lekë(që është 400) dhe përfiton 2 GB
Dikush që e bën ofertën vazhdimisht nuk i shkon në mendje ta hapë dhe ta lexojë gjithmonë. Aktivizohet me një klikim.
Dhe kur të vjen sms e kupton që ka ndryshuar oferta.

Mirë që dyfishohen tarifat por nuk azhornojnë as faqet e internetit.
Këtu nuk ka më as konkurencë ndërmjet kompanive, por veç bashkëpunim në grup kur bëhet fjalë për rritje.
Gjithsesi autoriteti shtetëror duhet të ketë një angazhim në përcaktimin e çmimeve dysheme-tavan.