Kandidati i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi ka vijuar turin me takime me banorët. Kësaj here është ndalur në Dërnënas.
Subashi shkruan: “Me banorët e njësisë Dërnënas! Gjatë këtyre viteve kemi arritur të bëjmë atë çfarë nuk ishte bërë prej më shumë se 3 dekadash, por kemi shumë më tepër për të bërë edhe në Dërnënas, Havaleas, Pojan, Hoxharë, Radostinë, Hamil, Sulaj, Muçaj, Baltëz, Povelçë dhe Darzezë të Re.
Modelin se si punojmë tashmë e kemi dhënë me punët e shumta që kemi bërë, por ato që do të realizojmë do të jenë edhe më shumë.
Ne do të vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt zhvillimit të fshatit, ekonomisë dhe cilësisë së jetesës.