Do i kërkonin live dorëheqjen, protestuesit marrin Ramën në telefon, kryeministri nuk u përgjigjet

141
Sigal

Teksa u zhvendosën përballë kryeministrisë protestuesit kanë marrë livë në telefon kryeministrin Edi Rama, për ti kërkuar atij dorëheqjen, pas vrasjes së 7-vjeçares Jonada, nga skafi që drejtohej nga polici Arjan Tase.

Pedagogia Ilirjana Kuçana, ka telefonuar “live” Ramën, por ai nuk është përgjigjur.

Protestuesit janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme nën moton “Drejtësi për Jonadën”, e cila humbi jetën ndërsa pushonte me familjen në plazhin e Himarës, kur skafi i komisarit Arjan Tase e përplasi dhe i mori jetën në vend.

Protestuesit kanë lëshuar thirrje për drejtësi e kundër qeverisë në dyert e ministrisë. Më pas kanë lyer me bojë të kuqe muret e ministrisë së Brendshme.

Pritet ndërkaq që të mbahet edhe një peticion për të kërkuar dorëheqjen e ministrave Bled Çuçi dhe Mirela Kumbaro dhe drejtorit të policisë së shtetit Gledis Nano. Protesta që nisi prej orës 19:30 u mbyll paqësisht.