Angli/ Dokumentet, viza, kriteret, pagesa, punësimi, adresat

6811
Si mund të aplikohet për një vizë studenti? 

Të gjithë ata kandidatë që duan të studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të  paraqesin pranë zyrave të Ambasadës së Britanisë në Tiranë një sërë dokumentesh. Sipas të dhënave zyrtare, dokumentet që duhet të paraqisni duhet të jenë origjinalë ose fotokopje të përkthyera në gjuhën angleze dhe të noterizuara. Po kështu edhe dokumentet që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar për aplikantin duhet të jenë origjinale ose të noterizuara nga një noter në Mbretërinë e Bashkuar. Vetëm kështu, theksohet në informacionin zyrtar të Ambasadës së Britanisë, mund të arrihet që dokumentet të pranohen nga Zyra e Vizave pranë ambasadës me qëllim që aplikimi të jetë i vlefshëm dhe shtetasi/shtetasja të përfitojë vizën britanike. Gjithashtu lidhur me metodat për aplikimin e të gjithë individëve pranë Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, përfaqësuesit e saj rikujtojnë edhe një herë respektimin rigoroz të afateve nga të gjithë aplikantët/aplikante t për vizë studimi në Mbretërinë e Bashkuar. Lidhur me këtë ata sqarojnë se: Ju duhet të aplikoni në Zyrën e Vizave të paktën katër javë përpara fillimit të studimeve apo/ose kursit në Mbretërinë e Bashkuar, në rast të kundërt Zyra e Vizave nuk do të ketë mundësinë që të shqyrtojë dhe përpunojë aplikimin tuaj në kohë. Më poshtë do të gjeni të gjitha udhëzimet se çfarë ju nevojitet që të dorëzoni për të përfituar vizën e studimit për në Mbretërinë e Bashkuar:
Ja të gjitha dokumentet që nevojiten për të studiuar në Mbretërinë e  Bashkuar

1-Një formular i plotësuar (VAF 1). Dy fotografi, të cilat nuk duhet 
të jenë më të vjetra se 6 muaj nga data e aplikimit 
2-Pasaportë e vlefshme jo më pak se 6 muaj ose për gjithë 
kohëzgjatjen e studimeve të propozuara në MB nëse do të studioni më 
shumë se 6 muaj. 
3-Certifikatë personale dhe familjare të aplikantit me vulën e Prefekturës dhe të Ministrisë së Jashtme. 
4-Diploma dhe dëftesa e notave të shkollës
5-Vërtetim nga shkolla ku studioni nëse jeni student/nxënës në  vazhdimësi 
6-Letërpranimi nga një shkollë ose universitet me pagesë në MB.
Letra e pranimit nga shkolla duhet të përmbajë të dhënat e mëposhtme:
a) Koston e tarifave të kursit dhe faturën e pagesës, hollësi mbi akomodimin dhe kostot përkatëse, hollësi mbi kursin (numrin e orëve të mësimit në javë, lëndët, etj) 

b) Datat e fillimit, kohëzgjatja e kursit dhe datat e përfundimit të 
kursit apo studimit tuaj në MB 

7-Dëshmi të gjendjes financiare që vërteton se keni fonde të  mjaftueshme për të përballuar shpenzimet gjatë periudhës së studimeve 
në MB. Nëse shpenzimet do të mbulohen nga ju ose familja juaj, duhet  të paraqisni dokumentet e poshtë shënuara: 
a) Librezë personale ose të familjes të kursimeve ose deklarata  bankare 
b) Dëshmi të të ardhurave personale ose të anëtarëve të punësuar të  familjes suaj. Nëse dikush nga familja është i vetëpunësuar, duhet të  paraqisni dokumentacionin që vërteton biznesin e tij/saj . Nëse keni prona në emrin tuaj apo si trashëgimtarë, duhet të 
paraqisni vërtetimet hipotekore mbi këto prona 

8-Nëse ju sponsorizoheni nga një person apo institucion në MB, duhet  të paraqisni dëshmi të statusit ligjor të sponsorit, fotokopje të 
pasaportës së tij/saj dhe dëshmi të gjendjes së tij financiare ose  vërtetim nga institucioni që sponsorizon studimet tuaja. 

9-Nëse jeni student ose nxënës, duhet të keni leje për t’u shkëputur nga shkolla që ndiqni aktualisht. Nëse jeni i punësuar, duhet të  paraqisni një letër nga punëdhënësi juaj që cilëson se ju jepet leje për të ndjekur studimet. 

10-Pagesa e tarifës së vizës bëhet në momentin e aplikimit. 

11-Pagesa e tarifës së vizës bëhet vetëm në lekë shqiptare. 

12-Lista e tarifave të vizave është e publikuar në stendën e 
ambasadës. 

13-Tarifa nuk rimbursohet, pavarësisht nga rezultati i aplikimit.
Çfarë duhet të keni parasysh

Kuptohet vetvetiu që në sektorët ku komunikimi ka peshën kryesore është e nevojshme zotërimi i mirë, në mos i shkëlqyer i anglishtes, si të shkruar, ashtu dhe të folur. Para së gjithash duhet me qenë i aftë të kontaktosh një ndërmarrje ose agjenci punësimi dhe të përballosh në anglisht bisedën paraprake për përzgjedhjen. Për këtë duhet të përgatitesh me shumë kujdes. Në Londër ka shumë kolegje që organizojnë kurse falas për gjuhën: ju sugjeroj që të informoheni ( hotcourses.com dhe floodlight.co.uk kanë një udhëzues dhe një adresë web) dhe të gjeni atë që ju përshtatet më mirë kërkesave tuaja. Nëse dëshironi të transferoheni, shkoni disa herë për të parë me sytë tuaj realitetin dhe kërkoni dikë, mundësisht miq ose miq të miqve, që mund t’u ndihmojnë ose tu japin drejtim.
Para se të niseni të studioni merrni informacion në saitet më të mirë për të kërkuar sqarime:
www.reed.co.uk
www.totaljobs.com
www.monster.co.uk
www.jobsearch.co.uk
http://jobs.guardian.co.uk
www.jobsite.co.uk
www.justlondonjobs.co.uk
www.toplanguagesjobs.co.uk
www.officerecruit.com
• Jeta e përditshme 
• Nisuni me para në xhep, sepse në fillim duhet të përballoni shumë shpenzime. Në Londër, për shembull, kostoja e jetesës është shumë e lartë. 
• Një dhomë e mirë në Londër kushton rreth 100 sterlina java me fatura (bills) të përfshira ose jo. Për të gjetur shtëpi keni këto alternativa: gazeta e lajmërimeve Loot, njoftimet në vitrinat e newsagents, në supermarket ose në pika të tjera strategjike (për shembull, përbri stacionit të metrosë të Earl’s Court, kolegje, universitete) adresat në internet si: 
www.flatmateclick.co.uk ëëë.flatshare.com
www.spareroom.co.uk ëëë.intolondon.com
www.gumtree.com http://uk.easyroommate.com
Punësimi pas studimeve:
Nënkategoria e Punësimit pas studimeve synon të mbajë studentët e huaj më të shkëlqyer, që kanë studiuar në MB (sipas rregullave ekzistuese, apo sipas Klasës 4, sapo të fillojë zbatimi i saj). Ajo është pjesë e Klasës 1, meqë kërkuesit e suksesshëm do të kenë mundësi punësimi, pas diplomimit, pa pasur nevojën e një sponsori (garanti).
Sidoqoftë, ajo është konceptuar si një urë drejt punësimit tejet, apo të kualifikuar, shumë e ngjashme me skemën e të diplomuarve ndërkombëtare, që do ta zëvendësojë. Personat që kanë vizë studenti në MB, sipas kësaj nënkategorie pritet të kalojnë në një pjesë tjetër të sistemit të ri të pikëzimit (në Klasën 1, ose në një Klasë tjetër), sapo të jenë në gjendje të bëjnë diçka të tillë. Për t’i nxitur individët, që të kalojnë në një klasë tjetër, leja për punësimin pas studimeve do të jepet për një vlefshmëri kohore maksimale dyvjeçare dhe nuk do të jetë e ripërtëritshme. Koha e kaluar në MB, sipas kësaj nënkategorie nuk do të përllogaritet, në rastin e kërkesës për leje të vazhdueshme qëndrimi. Studentët duhet të paraqesin kërkesë për përfshirjen në këtë skemë, brenda 12 muajsh, pasi kanë marrë titullin e tyre.
Studentët ndërkombëtarë
(Klasa 4)
Kjo klasë në sistemin e ri është konceptuar për studentët ndërkombëtarë.
Studentët, që mbulohen nga kjo klasë do t’i kërkojnë një universiteti, apo institucioni tjetër të kualifikuar të MB t’i sponsorizojë ato. Po kështu, ato duhet të mbledhin pikë të mjaftueshme për t’u pranuar si studentë ndërkombëtarë në MB. Sidoqoftë, ende nuk është përcaktuar se si do të funksionojë sistemi i pikëzimit për studentët ndërkombëtare. Sipas sistemit ekzistues vizat jepen për një periudhë fillestare njëvjeçare, çka mund të ndryshohet, apo jo në sistemin e ri. Studentët e huaj, historikisht janë lejuar të punësohen, 20 orë në muaj, gjatë vazhdimit të vitit akademik dhe 40 orë gjatë periudhës së pushimeve.
Qëndrimi:

Klasa 4 për studentët ndërkombëtarë pritet të nisë nga zbatimi në fillim të vitit 2009.
Studentët ndërkombëtarë, po kështu kanë zgjedhje speciale në dispozicion, pas diplomimit në këtë sistem të ri emigrator, bazuar në pikëzim. Me t’u diplomuar nga një institucion arsimor i përzgjedhshëm arsimor i MB, ato mund të kalojnë në klasën 1, në nënkategorinë ë punësimit pas studimeve. Kjo i lejon të diplomuarit ndërkombëtarë të qëndrojnë në MB për dy vite. Me t’u plotësuar periudha e tyre, sipas nënkategorisë së Punësimit Pas Studimeve, i diplomuari mund të kalojë në një nënkategori, apo klasë tjetër.
Kriteret, kur pranohet aplikimi për vizë:
Aplikimi nëpërmjet drop-box pranohet vetëm nëse:
1- Keni udhëtuar më parë në MB ose në Amerikën e Veriut në 5 vitet e fundit, në të njëjtën kategori në të cilën po aplikoni dhe keni prova për këtë.
2- Jeni diplomat i MPJ, misionit diplomatik ose organizatave ndërkombëtare, duke bërë një vizë private, aplikimi duhet të shoqërohet me një notë zyrtare nga MPJ ose misioni përkatës.
3- Jeni punonjës i qeverisë duke kryer një vizitë private.
4- Aplikimi duhet të shoqërohet me një notë zyrtare.
5- Po aplikoni për vizë studenti dhe keni studiuar më parë në MB me një vizë studenti.
6- Në këtë rast duhen përfshirë gjithë dokumentet mbështetëse.
7- Studentët me bursa studimi nga Këshilli Britanik ose studentët të bursës Chevening.
Pagesa në lekë e vizës:
Vizë studenti (pavarësisht nga koha e qëndrimit) 19 300 lekë
Kriteret bazë për të studiuar:
-Një mënyrë për të hyrë në universitet është të komunikoni drejtpërsëdrejti me universitetin ku dëshironi të shkoni. Po si të komunikoni? Për një listë të universiteteve (bashkë me adresën dhe numrin e telefonit apo fax) Hidhni një sy tek: 
-Informacion mbi universitetet e Anglisë dhe kurset që mund të gjeni atje: http://www.ucas.ac.uk%20UCAS(Universities and Colleges Admission Service) website 
-Në fakt shumica e informacionit këtu është thjesht një shikim nga lart i informacionit që jepet në lidhjen e mësipërme. 
-Mënyra tjetër për të hyrë në universitet është të bëni një kërkesë për të hyrë në universitet nëpërmjet UCAS (autoret e lidhjes më sipër). UCAS është një organizatë e madhe në Angli nëpërmjet të cilës shumica e studentëve mbështetin kërkesat e tyre për tu futur në universitet. 
-Nëpërmjet UCAS ju jeni në gjendje të drejtoni kërkesën tuaj njëkohësisht tek 6 universitetet. Ju zgjidhni 6 universitetet që ju pëlqen të shkoni, bashkë me kursin që dëshironi të bëni në secilin. Kështu ju keni më shumë shanse për t’u pranuar. 
-UCAS e kalon kërkesën tuaj tek secili nga universitetet. Pastaj është plotësisht në dorën e secilit universitet nëse do të ju pranojë apo jo. Natyrisht që në fund do të shkoni vetëm tek njeri universitet. 
-Secili universitet ka kriteret e veta. Shkurtimisht sa më i njohur të jetë universiteti aq më të larta janë edhe kriteret që vendosen. Kriteret qe vendos universiteti kanë më shumë të bëjnë me nivelin tuaj të edukimit. D.m.th me notat që keni marrë ju. 
-Universitetet i bazojnë kriteret e tyre mbi sistemin e vlerësimit në Angli. Dhe kjo është ndryshe me atë në Shqipëri. Nuk ka ndonjë procedurë zyrtare për të krahasuar vlerësimin në Angli me atë të një shteti tjetër. Megjithatë universitetet do të jenë në gjendje të tregojnë nivelin tuaj me notat që keni marrë në Shqipëri. 
Notat:
-Provimi i maturës dhe diploma e shkollës së mesme (gjimnazit) në Shqipëri duhet të jetë i mjaftueshëm që të hyni në një universitet në Angli. Natyrisht që edhe notat tuaja do të kenë rëndësi. Në varësi të kursit që do të bëni universiteti vendos kushte të ndryshme. P.sh për “Computer Science” mund të kërkojë të paktën 8 në fizikë dhe matematikë. Ndonjë universitet tjetër mund të kërkojë të paktën 7. Oksford patjetër që do të kërkojë ti keni 10-ta.
-Ndonjë universitet mund të ju kërkojë të jepni ndonjë provim nëse nuk janë të bindur mbi nivelin që keni. Me pak fjalë universiteti ka kontroll të plotë mbi zgjedhjen e studentëve që do studiojnë atje. 

-Natyrisht që nëse dëshironi që kërkesa juaj të ketë ndonjë shans të pranohet duhet që të kuptoni, të flisni dhe të shkruani në anglisht. Nuk është e thënë që të jeni perfekt. Universiteti ku dëshironi të shkoni ndoshta do të ju vendosë përpara një testi për të shikuar nivelin tuaj të gjuhës Angleze. 
-Kur të plotësoni formularët që merrni nga UCAS përveç informacioneve të tjera që do të jepni mbi veten tuaj do të ju duhet të jepni një përshkrim të shkurtër mbi veten dhe arsyet se pse dëshironi të studioni kursin që keni zgjedhur. Ajo çka shkruani ju aty do të shikohet nga personat që vendosën nëse do të pranoheni apo jo dhe një shkrim i mirë do të rriste shanset tuaja për të marrë një vend në universitet. 

-Për më shumë informacion për kurset e vlefshme shkoni tek UCAS web site. Aty do të keni mundësi të kërkoni kursin në të cilin jeni të interesuar. 
Lista e universiteteve:

-Për kursin që do zgjidhni p.sh (“Computer Science”) do të ju paraqitet lista e të gjithë universiteteve që kanë kursin që kërkoni. Duke klikuar në lidhjet në listë do të jeni në gjendje të shikoni kriteret që vendos universiteti për të hyrë në atë kurs. Kriteret jepen nën titullin “Qualification requirements”. Nëse nuk kuptoni se çfarë përcaktojnë ato kritere mos ngurroni të kontaktoni universitetin. Lexoni më poshtë adresën dhe numrin e telefonit të universitetit. 
-Për më shume informacion se çfarë duhet të dini dhe se si duhet të aplikoni nëpërmjet UCAS vizitoni:[url]UCAS[/url]website. 
Pagesa vjetore

-Shuma e parave që do të ju duhet të paguani është rreth £-3000 në vit. Dhe kjo nuk përfshin apartamentin apo ngrënie. Për ato duhet të keni para të tjera mënjanë. Shuma e mësipërme mund të ndryshojë në varësi të kursit që po bëni. Nëse jeni nënshtetas i ndonjë shteti që ndodhet në BE atëherë shuma që do të paguani është shumë më e vogël, £-1500. Për të gjetur shumën e saktë të parave që do t’ju nevojite kontaktoni me universitetin direkt.
Sigal