Apeli lë në burg ish-zv.drejtorin e Burgjeve

491
Edhe Gjykata e Apelit ka lënë në burg ish-zv.drejtorin e Burgjeve, Iljaz Labi. Ai akuzohet për korrupsion me tenderat e ushqimeve që përdoren për të burgosurit. Bashkë me 4 administratorë të kompanive private Labi u arrestua për korrupsion pasiv. Administratorët e këtyre kompanive bënin marrëveshje për të kryer konkurrim fiktiv në tendera. Arrestimi i Labit solli më pas edhe dorëheqjen e sforcuar të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto.
Sigal