Anët e panjohura të mjeshtrit Mehmet Muçollari

579
Trazirat e vitit 1997 e detyruan një mjeshtër të përpunimit të gurit të largohet nga qyteti i tij i Pogradecit dhe së bashku me familjen e tij të emigrojë në Greqi dhe të vendoset në qytetin e Selanikut. Është 52-vjeçari Mehmet Muçollari, i cili prej 18 vjetësh së bashku me familjen ndodhet në qytetin e njohur grek. E dija, thotë Meti, siç i thonë shokët në Selanik, se nuk më priste një parajsë me ardhjen time në Greqi por e dija dhe një gjë tjetër se gjithçka do t`a krijoja me punën dhe mëndjen time. Dhe kur njeriu ka këtë ide fikse kërkon me këmbëngulje që ta tregojë veten e tij në radhë të parë me punë dhe korrektesë të flasi vetë puna përtej individuales. Që kur filloi të punonte edhe në Selanik në ndërtim, ndonëse vinte si mjeshtër, fillimisht si punëtor i thjeshtë në vetvete kishte marrë një vendim: ai do të spikaste mbi të tjerët jo vetëm tek emigrantët shqiptarë por edhe tek mjeshtrat grekë të gurit. 
Mjeshtëria të bën të kërkuar
Mehmet Muçollari me idetë e tij dhe fantazinë e tij shumë shpejt i bëri gurët e Greqisë të “qeshin”. Pas punimeve të ngritjes së vilave në skalitjen e gurit dhe ndërtimin e mureve Meti filloi në dekorizimin e brendshëm të oxhaqeve dhe dekoreve të brendshme të vilave edhe me dërrasa. Idetë e tij shpejt ranë në sy dhe kjo do të bënte që karriera e tij si mjeshtër i gurit do të merrte një tjetër kthesë. Shumë njerëz të pasur kërkonin të blinin vila pikërisht atje ku ishin duart dhe mëndja e Metit. Pronari grek i ndërtimit të vilave luksoze me gurë dekorativë Vasilis Polumxoplios ku punonte Meti po bëhej më i preferuari dhe vilat e tij po kapnin shifra rekorde në shitje deri 200 mijë euro një vilë. Pronari grek Vasilis Polumpoxias kuptoi një gjë që i gjithë suksesi tij dhe kërkesat e jashtëzakonëshme për vila dekorative të punuara me gur ishte i këtij shqiptari fjalëpak e punëshumë dhe njëkohësisht siç na thotë ai edhe mëndjendritur. Kjo e detyron pronarin e moshuar grek Polumxioplios t`ia heqi drejtimin e dy brigadave të ndërtimit të vilave djalit të tij të vetëm Stavros dhe t’ia besojë emigrantit shqiptar. Pas kësaj Meti do të ndihej i përfshirë në botën e tij duke krijuar imazhe të tjera vilash duke moduluar në mënyrë artistike dhe çdo vilë e re që ndërtohej dhe projektohej prej tij kishte diçka të veçantë, atë të veçantë që ndërtuesit e tjerë nuk e bënin dot duke ruajtur një model ndërtimi. 
Rrëfimi i pronarit grek 
Meti krijoi epërsi të dukshme, thotë pronari i tij grek Polumxioplios dhe me kalimin e kohës do të tërhiqte vëmendjen edhe të të huajve jashtë Greqisë të cilët erdhën dhe blinin vila atje ku ndërtonin brigadat e Metit. Më pas pronari grek thotë se unë nuk kam shkollë vetëm filloren por kam kuptuar një gjë që të ecësh përpara në kapitalizëm duhet t`i hapësh rrugën të diturit dhe të aftit se të diturit nga të paditurit ngryshojnë nga njëri tjetri si të gjallët nga të vdekurit. Jam kundër ndaj disa kolegëve të mi që lënë fëmijët e tyre t’iu drejtojnë bizneset. Jo unë jam krejt kundër t’ia besosh biznesin njeriut tënd të afërm, atij tëndit nuk i kërkon dot shumë llogari dhe ai punon i shkujdesur duke të sjellë një dremitje të punëve dhe ka shumë raste që miq të mi kanë kapitulluar kur bizneset ua besojnë fëmijëve dhe të afërmve të tyre. Të paktën këtë e kam nga përvoja. Unë jam 74 vjeç, thotë më pas pronari grek dhe sapo kemi blerë me Metin këtë tokën për të ndërtuar tek ky plantacioni rreth 150 vila brenda 10 vjetëve. Dhe unë, shton ai, kam bërë një kontratë me zotin që unë të rroj deri sa t`i mbaroj këto vilat (qesh)…Më pas ai na afron tek një grumbull i zakonshëm gurësh. Këta janë gurët që dalta e Metit i skalit dhe ndërton këto vila. Por themi ne grekët e nesërmja nuk i dihet se çfarë të sjell. Erdhi kriza, ne u bllokuam, u mbaruan paratë, njerëzit nuk kanë para të blejnë vila luksoze dhe Meti m’u largua sëbashku me puntorët e tij pasi nuk kisha më aftësi blerëse të vilave, kështu që nuk paguaja dot këta mjeshtra. Kemi rënë në tapet si ata mundësit e hedhur në tuç, thotë pronari grek Vasilis. Këtu kisha dy brigada me punëtorë shqiptarë që ndërtonin vila me gurë. Të dyja brigadat që ndërtonin vila punonin me emigrantë shqiptarë, gjeografia e të cilëve ishte që nga Gramshi, Elbasani, Kolonja, Lushnja apo Pogradeci.
Respekti për pronarin grek
Por edhe Meti shpreh një respekt të veçantë për pronarin grek. Ai ishte korrekt dhe çdo të premte iu jep pagën punëtorëve të Metit, secilit puntor nga 40 euro në ditë, ndërkohë që Meti merr 70 euro në ditë… Por pas krizës ai ka mbetur si peshku pa ujë, nuk na paguan dot dhe ne u larguam. Jemi në kapitalizëm, thotë Meti dhe këtu vetëm zogu këndon pa lekë. Por, shton ai, nuk janë të gjithë pronarët grek si zoti Vasilis që aktualisht punoja unë. Ka të mirë dhe të këqinj që iu hanë djersën emigrantëve. Ky është Ballkani, në këtë realitet jetojmë, mes ëngjëjve dhe djajve. Fjala vjen një pronar në fillim kur kam erdhur në Greqi e kisha djall …jo vetëm që më hante djersën por më mbante edhe lekët …
Nxënësit shqiptarë në shkollar greke 
Meti është babai i dy vajzave Violetës e cila ka kryer Universitetin e Selanikut për biznes dhe vajzën tjetër Sonilën që ka mbaruar liceun e Selanikut dhe djalin Eduardin që punon së bashku me Metin. Më poshtë Meti thotë se është një fakt i pamohueshëm të cilin dua ta theksoi se mësuesit dhe profesorët grekë janë shumë korrektë me nxënësit shqiptarë dhe këtë e shoh me fëmijët e mi: ata iu venë notën që meritojnë pa asnjë kompleks se është grek apo është shqiptar. Edhe konfliktet që dolën për nxënësit e shkëlqyer që ngrenë flamurin e shkollës lindin pasi fëmijët e shqiptarve shkëlqejnë në shkollat greke dhe iu takon atyre sipas rregullores të ngrenë flamurin dhe më pas lindin ato protestat e shumta që të mos e ngrenë nxënësit shqiptarët flamurin grek para shkollës …Por nëse mësuesit grekë nuk do të ishin objektivë e të shmangnin këtë incident që është përsëritur disa herë duke mos i vlerësuar në të gjitha lëndët fëmijët shqiptarë shkëlqyer,por kjo nuk ndodh prej tyre. Fëmijët shqiptarë kanë zënë stendat kryesore me fotot e tyre për rezultate të larta…Gjërat duhet t`i themi ashtu siç janë në realitet.
Kthimi në Përrenjas
Jeta është si një lumë i madh degëgjërë, përherë në lëvizje. Jetën e bëjnë njerëzit në një mjedis të caktuar. Ata janë kudo brenda kufijve tanë dhe në emigracion. Tashmë ata kanë një kuptim tjetër mbi jetën dhe mbi botën. Kanë kaluar 18 vjet larg atdheut, thotë Meti dhe sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë na shtohet malli, kujtimet na vijnë si një tis i bardhë i bukur dhe ja erdhi dita që po kthehemi në atdheun tonë. Unë sapo kam hapur një biznes në Përrenjas dhe pres të marr familjen sapo të mbyllet shkolla. Një ditë ne do të ktheheshim në atdheun tonë, aty janë rrënjët tona …
Sigal