Krimi në familje/ Çifti jetonte prej vitesh në Tiranë, kameramani e vrau gruan brenda një magazine

293
Sigal

Krimi në familje goditi këtë të hënë në Bubq të Krujës. Artan Ismalaj i mori jetën bashkëshortes së tij Klarita, brenda automjetit të tij, pasi e qëlloi me thikë.

Në kushtet e rëndesës psikologjike pas asaj që kishte bërë, 51-vjecari tentoi të vetëvritej.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot në orën 10:45, në një magazinë në Bubq të Krujës.

Autori i dyshuar i krimit, Artan Ismalaj, me profesion kameraman, teksa ishte në mjetin e tij tip “Ford” bashkë me gruan, Klaritën, 45 vjeçe, në rrethana ende të paqarta kanë hyrë brenda në magazinë.

Sipas policisë, çifti ka hyrë brenda territorit të objektit duke ndjekur një kamion, i cili është futur për të shkarkuar ushqim për lopët, pasi magazina është stalle lopësh.

Ndërkohë, të paqarta janë motivet e ngjarjes.

Mësohet se çifti prej vitesh jetonte në Tiranë dhe kanë në pronësi të tyre një dyqan pranë Fakultetit të Inxhinierisë

Po ashtu nga pohimet e familjarëve të tyre, mësohet se çifti nuk ka pasur probleme. Aktualisht 51-vjeçari ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën, pasi goditi disa herë me thikë edhe veten.