Analizat dhe ekzaminimet e “Check-up”, janë fiktive

868
Përparim HALILI
Përse të dhënat e “Check-up”, nuk pranohen, nuk njihen e nuk përdoren si bazë të dhënash nga shërbimet mjekësore shtetëror e private në Shqipëri? Këtë pyetje e bëmë në disa qendra mjekësore private e publike dhe përgjigja ishte kjo: Të dhënat nuk janë të sakta, kontrollet janë bërë fiktive e nuk përputhen me gjendjen reale të pacientëve, ndaj dhe u kërkojmë të bëjnë analiza e ekzaminime të tjera. Janë mijëra pacientë kronikë e me sëmundje të rënda që mjekohen prej vitesh për sëmundje që i dinë, ndërsa “Check-up” i ka nxjerr me simptoma të tjera, të cilat nuk i kanë. Ka qytetarë që kanë kryer “Check-up”-in në Shqipëri dhe kur kanë shkuar për kontrolle në spitalet dhe qendrat mjekësore jashtë Shqipërisë, kanë konstatuar se nuk i kanë ato simptoma që u ka nxjerr “Check-up”-i 120 në Shqipëri! Të bindur për falsitetin e këtij kontrolli, qytetarët kanë nisur të braktisin “Check-up”-in, duke i bërë analizat dhe ekzaminimet në laboratorë të sigurt!
Sigal