Hapen 108 kuti në Durrës, nis rinumërimi i votave, e kërkoi LSI

266
Sigal

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka nisur ditën e sotme rinumërimin e 108 kutive të votimit në qarkun e Durrësit pas pranimit të kërkesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Lëvizja Socialiste për Integrim, e përfaqësuar nga juristi Altin Kaziaj kërkoi nga KAS rinumërimin e kutive të Qarkut të Durrësit në 30 qendra votimi me arsyetimin, se një mandat mes kësaj force politike dhe Partisë Socialiste është 204 vota.