Ambasadorja e Kanadasë, Alexandra Bugailiskis, i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

599
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të Kanadasë, Sh.S.Znj. Alesandra Bugailiskis.
Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të konsoliduara midis dy vendeve. Duke u ndalur në partneritetin e ngushtë në NATO, Presidenti Meta, vlerësoi në mënyrë të veçantë bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadrin e trupës paqeruajtëse shumëkombëshe nën drejtimin e Kanadasë në Letoni.
Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu praninë në Kanada të komunitetit mjaft cilësor shqiptar, si dhe shprehu besimin se prania e këtij komuniteti do të ndikojë për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve edhe në aspektin ekonomik e kulturor.
Presidenti Meta theksoi se duhet bërë më shumë për të inkurajuar bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve dhe nxitjen e investimeve të drejtpërdrejta kanadeze në Shqipëri. 
Sigal