Dr. Ina Zhupa: “Shtëpia e verdhë” e shkrimtarit Bashkim Hoxha, roman që prek ndjeshmëri të forta njerëzore e kombëtare

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa mori pjesë në aktivitetin e promovimit të librit “Shtëpia e verdhë”të shkrimtarit të mirënjohur Bashkim Hoxha. Zhupa vlerësoi  trajtimin me realizëm dhe përgjegjësi mbi temat e luftës së Kosovës dhe manipulimin e të së vërtetës nga shkrimtari Bashkim Hoxha.

Zhupa: Sot pata kënaqësinë të marr pjesë në promovimin e romanit “Shtëpia e verdhë” të shkrimtarit të njohur Bashkim Hoxha, në kuvendin e Shqipërisë.

Aktivitet që solli së bashku politikën, kulturën dhe botën akademike në një reflektim të rëndësishëm mbi të vërtetën historike dhe fuqinë e letërsisë. Ishte një moment vlerësimi për rolin që arti dhe fjala kanë në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe përballjen me propagandën.

Sigal

“Shtëpia e verdhë” vjen si një roman që prek ndjeshmëri të forta njerëzore e kombëtare, duke trajtuar me realizëm dhe përgjegjësi temat e luftës së Kosovës dhe manipulimit të së vërtetës. Përmes krijimtarisë së tij, Bashkim Hoxha vijon të mbetet një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore shqiptare.