Ambasada shqiptare në Greqi: Kemi ndryshuar procedurat për pajisje me pasaporta për emigrantët

309
Sigal

Ambasada shqiptare në Athinë ka ndryshuar procedurën e aplikimit dhe marrjes së pasaportave dhe mjeteve të identifikimit.

Ky fakt është bërë i ditur nga ambasada përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Sipas ambasadës, data e takimit jepet për dhjetë ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportës realizohet për katër javë.

Sipas saj, brenda muajit tetor të këtij viti, koha e pritjes për marrjen e shërbimit do të shkurtohet në pesë ditë pune dhe në total dokumentet biometrike do të dorëzohen për tre javë.

POSTIMI:

DUKE FILLUAR NGA DATA 27 korrik 2020 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka kryer procedurat për pajisje me pasaportë dhe kartë ID për 19.331 shtetas.

Gjithashtu në këtë hapësirë kohore janë shpërndarë 18.575 dokumente biometrike.

Më e rëndësishmja në këtë iniciativë është fakti se SOT data e takimit jepet për 10 ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportes realizohet për 4 javë.

BRENDA MUAJIT TETOR 2020 koha e pritjes për marrjen e shërbimit do të shkurtohet në 5 ditë pune dhe në total dokumentet biometrike do të dorezohen për 3 javë.