Avokatët e themeluesit të platformës Thodex, Faruk Fatih Özer kanë apeluar vendimin e një gjykate shqiptare për ekstradimin e klientit të tyre në Turqi.
Faruk Fatih Ozer ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Apelit në Durrës kundër vendimit të mëparshëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, raportojnë mediat turke.
Turqia lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar pasi ai u arratis me 2 miliardë dollarë.
Prokuroria turke më 22 prill të vitit 2021 filloi zyrtarisht hetimin pas denoncimeve të përdoruesve për mos qasje në llogaritë e bursës së kriptovalutave Thodex dhe pasi pronari i kompanisë ishte larguar jashtë vendit.
Në këtë kuadër u konfirmua se pronari i kompanisë, i dyshuari Özer, ishte larguar jashtë vendit më 20 prill të vitit 2021.
Më pas u lëshua një urdhër ndalimi për shumë persona të dyshuar, përfshirë edhe për Özer ndaj të cilit më parë ishte nxjerrë një urdhër arresti.