Bëni gati lëngun e panxharit, sepse pasi të lexoni këtë, sigurisht që do e pini!

107
Sigal

Lëngu i panxharit mund të rrisë qëndrueshmërinë për t’ju ndihmuar të stërviteni më gjatë, të përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut, sipas disa studimeve. A e dini se së fundmi, edhe atletët po e përdorin për të përmirësuar performancën e tyre?

Pse? Panxhari është i pasur me kimikate natyrale të quajtura nitrate. Nëpërmjet një reaksioni zinxhir, trupi juaj i ndryshon nitratet në oksid nitrik, i cili sjell shumë nga efektet e përmendura më sipër.

Panxhari është burim i mirë i folatit, kaliumit, vitaminës C, fibrave dhe antioksidantëve, si dhe nitrateve.

Burime të tjera të mira ushqimore të nitrateve përfshijnë spinaqin, rrepka, marule, selino dhe lakër kineze.

Nëse filloni të pini lëng panxhari, duhet të dini se një efekt anësor është urina që merr ngjyrë të kuqërremtë. Mos u shqetësoni, është normale.

Parandalimi i anemisë

Panxhari është i pasur me hekur, një mineral i nevojshëm për transportin e oksigjenit në trup. Mungesa e hekurit mund të çojë në anemi të mungesës së hekurit, e cila mund të shkaktojë simptoma të tilla si: probleme me frymëmarrjen, marramendje, lodhje, dhimbje koke, etj.

Tani, ç’prisni? Bëni “gëzuar” me një pije plot vlera ushqyese!