Aktivizohet një vatër e re zjarri në Dukat të Vlorës, dyshohet e qëllimshme

191
Sigal

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në fshatin Dukat në Vlorë.

Vatra e zjarrit dyshohet se është e qëllimshme.

Kujtojmë se prej ditësh qarku i Vlorës po vuan prezencën e vatrave të zjarrit, ku problematike është paraqitur situata në Dukat dhe në Karaburun, ku është vënë në rrezik edhe Parku Kombëtar i Llogarasë.

Aktualisht vatra zjarri ka edhe në qarkun e Kukësit, ku mbrëmë problematike ishte në Kalimash.