‘Partia e përjashtimeve’/ Ylli Dylgjeri: Ku ndryshon Basha nga Ramiz Alia

303
Sigal

Analisti Ylli Dylgjeri heq paralele mes të shkarkuarit nga kryetar i PD, Lulzim Basha dhe Ramiz Alisë në krye të PPSH-së 30 vite më parë. 

I shkarkuar nga kryetar i PD, Basha ka përjshtuar (edhe pse vendimet janë nul) liderin historik Sali Berisha dhe 8 nga mbështetësit e tij, ndërsa 19 të tjerë janë pezulluar.

Duke e krahasuar me Ramiz Alinë, Dylgjeri, nxjerr dhe diferencat mes të dyve.

“Perjashtimet 30 vjet me pare ne PPSH dhe sot ne PDSH

Pas ngjarjes së paprecedentë 30 vjet me pare, ne diktature, kur e gjithë Byroja Politike u shkarkua dhe u përjashtuan nga partia brenda pak orësh, kemi ngjarjen e dyte ne historine politike, ne demokraci, te shkarkimeve politike ne Shqiperi.

Eshte PD e Lulzim Bashes qe veproi me te njejten llogjike. Po naten u mblodh, me Kryesine dhe  shkarkoi, perjashtoi, pezulloi brenda nates 14 deputete dhe dhjetra antare te forume drejtuese te PD -se. 

Ndryshimi me kohen e Ramiz Alise serisht eshte i madh.

Ramizi ishte per vazhdimesise politike. Ai vertete shkarkoi te gjithe Byrone Politike por nuk preku Enver Hoxhen dhe familjen e Tij.

Ndersa Lulezim Basha e filloi me Kryetarin historik Sali Berishen, me familjen e Tij,  dhe me pas me te gjithe bashkepuntoret e Tij.

Ndryshimi tjeter, Ramizi e filloj nga fundi dhe ndaloj te  i Pari, ky filloj nga i Pari dhe nuk e di… do te ndaloj ke i fundit?”