Aksioni anti-drogë në Krujë / Burg për tetë nga të arrestuarit

397
Sigal

Tetë persona të arrestuar për kultivim kanabisi në zonën e Krujës janë lënë në burg nga gjykata. Burime bëjnë me dije se dy të tjerëve i është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” ndërsa njëri është lënë “detyrim paraqitje”.

Gjatë aksionit të policisë u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, dy armë gjahu, dy radio si të policisë, municion luftarak, lëndë narkotike dhe një sasi parash.

Policia deklaroi në njoftimin e dy ditëve më parë se vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për hetime të mëtejshme.