Protestat për vrasjen e Klodianit, Ballauri: Reagim i natyrshëm i rinisë

283
Sigal

Pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga Policia e Shtetit, prej një jave kanë nisur protestat dhe revolta në të gjithë Shqipërinë.

Elsa Ballauri, drejtore e grupit shqiptar për të drejtat e njeriut, thotë se protestat pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha lindën si një reagim i natyrshëm, ”pas një ngjarjeje shumë të rëndë, që është një dhunim i të drejtave të njeriut kur shteti vepron kundër individit”.

Sipas saj, është diçka pozitive që ka një reagim pas një ngjarjeje shumë të rëndë, dhe e kundërta do të ishte jo e natyrshme.