Aksidentuan babë e bijë në Tiranë, arrestohen dy autorët e dyshuar

195
Sigal

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy autorët e dyshuar të cilët shkaktuan aksidentin me pasojë humbjen e jetës së një 25 vjeçareje.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Institut, ku shtetasit E. B., 42 vjeç dhe M. A., 54 vjeç, kanë aksidentuar këmbësoret shtetasen A. A., 25 vjeçe dhe shtetasin S. R., 58 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në spital shtetasja A. A., 25 vjeçe, ndërsa shtetasi S. R., 58 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E.B, 42 vjeç dhe M. A., 54 vjeç, pasi ditën e djeshme kanë aksidentuar këmbësoret shtetasen A. A., 25 vjeçe dhe shtetasin S. R., 58 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në spital shtetasja A. A., 25 vjeçe, ndërsa shtetasi S. R., 58 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.