Si e fitoi Ndragheta 48.5 ha tokë në Karavasta

221
Sigal

Skandalit të bashkëpunimit të qeverisë së Rilindjes me mafien italiane për investime në Shqipëri i shtohet edhe ankandi prej 48.5 ha me 5 lekë/m2 që do ti jepet Ndragehtës në Lagunën Karavasta -Divjakë me port dalëse në det. Në ankand morën pjesë 2 firma italiane dhe 3 punonjës të bashkisë Divjakë

 

Ankandi i 48.5 ha tokë në Karavasta, do t’i jepej  Ndraghetës  më 2 shkurt, por sipas informacionit, u bllokua pas daljes së përgjimeve.  Pazari është denoncuar më 29 dhjetor 2020 nga “Pamfleti”, si skemë për kontratë qiraje me gjoja “fermerë shqiptarë” të Divjakës; dhe rezulton se paska qenë skemë për t’ia dhënë grupit “Ndraghet’a” për gjoja investim strategjik me çmim 5 lekë/m2 në vit, cilësuar si “tokë pa fryt”, kur dihet që është park bregdetar. Më 29 dhjetor 2020, “Pamfleti” publikoi një dokument ankandi, të shpallur nga Ministria e Bujqësisë, për dhënie me qira, 485 mijë m2 tokë në zonën e Lagunës Karavasta-Divjakë, me “portë” dalëse në det. Kjo sipërfaqe toke, është përbërë nga 3 parcela, të lidhura me njëra tjetrën, por të bashkuara në një kontratë qiraje; me kushtin që të merreshin vetëm nga 1 person apo biznes, me përparësi investitor të huaj. Madje në kushtin e ankandit, përcaktohej se sipërfaqja 48.5 hektarë, duhet të zhvillohet vetëm për ferma e komplekse agro-blegtorale turistike, duke u dhënë me përshpejtim; edhe sikur në ankand të ishte vetëm 1 pjesëmarrës.

Nëse ky projekt mafioz, do finalizohej apo mund të finalizohet me skema të nëndheshme; kryeministri Rama, mund t’i jepte Ndraghetës  e t’i japë miliona Euro grande bujqësore

Përgjimet e bisedave të grupit “Ndrageht’a”, zbuluan se zona bujqësore Fier-Lushnjë, ka qenë e preferuar e tyre, për instalim e zhvillim biznese kompleksesh agro-blegtorale, me sa toka të duan e me qira 5 lekë/m2 në vit apo dhe falas, duke shfrytëzuar lidhjet me Ramën, Veliajn, ministrat e drejtorët. Vlera e ankandit të 48.5 ha, u caktua 2400 Euro qira në vit për krejt sipërfaqen; dhe për të justifikuar këtë çmim “qindarka”, ish-Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, e ka cilësuar sipërfaqen në Lagunën Karavasta me dalje në det, si gjoja “tokë e pa frytshme”. Ky pazar, ishte caktuar të finalizohej në datën 2 shkurt 2021, por burime nga Ministria e Bujqësisë; kanë bërë me dije, se është bllokuar me urdhër të kryeministrit Rama, pas daljes së përgjimeve dhe nisjes së hetimeve të përbashkëta Anti-mafia Italiane-SPAK. Sipas informaconit, në këtë ankand ishin paraqitur 2 firma italiane dhe 3 banorë të zonës; ku 2 ishin nëpunës të Bashkisë-Divjakë; të cilët, pasi kanë plotësuar numrin ligjor të ankandit; vetëm 10 ditë pas aplikimit janë tërhequr e në listë kanë mbetur bashkimi i 2 firmave italiane. Është fakt zyrtar, që propozimin për dhënien e kësaj toke me qira favorizuese; e ka bërë kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, mbështetur nga deputeti i zonës, Erjon Braçe, njëherazi dhe firmosës i projektit, si zv/kryeministër. Fillimisht, u mendua se do të tjetërsohej në zonë vilash, siç u veprua me Lazin, por pas daljes së përgjimeve e specifikimeve të ankandit, rezulton se këto 48.5 ha park e lagunë buzë detit, paskan qenë projekt i bosëve të “Ndraghet’a”, për të ngritur komplekse agro-turistike me kontratë për 1 shekull, por dhe vila e resorte plazhi. Nëse ky projekt mafioz, do finalizohej apo mund të finalizohet me skema të nëndheshme; kryeministri Rama, mund t’i jepte e t’i japë miliona Euro grande bujqësore; siç ka bërë me shumë firma të financuara për ferma e fabrika agro-ushqimore-blegtorale në Tiranë, Kavajë, Durrës, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë etj., por i ka lejuar të ndërtojnë pallate e hotele./Pamfleti