Vasil Zaho: “Bum” betonizimi në Durrës: rritje e lartë e importeve të çimentos dhe hekurit nga Porti i Durrësit për kulla dhe tendera abuziv

259
“Bum” betonizimi në Durrës: rritje e lartë e importeve të çimentos dhe hekurit nga Porti i Durrësit për kulla dhe tendera abuziv.
Gjatë pandemisë të gjitha bizneset kanë pësuar dëm të jashtëzakonshëm, por jo “betonizimi” i Durrësit i cili ka arritur shifër rekord.
Për gjatë të gjithë vitit 2020 importet e çimentos janë rritur me 60%.
Në janar – nëntor 2020 u shkarkuan në Portin e Durrësit 160 mijë tonë çimento nga 100 mijë tonë vitin e kaluar.
Rritja e importeve ka qenë edhe më e lartë për hekurin. Gjatë 11 mujorit 2020 janë importuar gjithsej 88 mijë tonë hekur me një rritje 300% në raport me një vit më parë.
Rritja është vënë re për të gjitha materialet e ndërtimit.
I njëjti trend vërehet edhe për vitin 2021. Me datën 13 janar 2021 në portin e Durrësit po përpunoheshin 10 anije, nga të cilat 7 ishin me materiale ndërtimi.
I gjithë ky betonizim nuk është për rindërtimin pasi ka zero pallate të rindërtuara, zero zonë të re ndërtimi.
Ky betonizim ka shkuar për kullat në Durrës dhe Tiranë dhe projektet elektorale të “rilindjes” e cila është e vetmja qeveri në botë që në vend që të shpenzonte për betejën kundër pandemisë ka përdorur të ardhurat publike për betonizim.
JO⛔️ më betonizim për Durrësin tashmë i blinduar nga betoni.
JO⛔️ sektit të betonit dhe korrupsionit dhe pastrimit të parave.
2️⃣5️⃣ prill për Durrësin dhe Shqipërinë 🇦🇱
Vasil Zaho
Ekonomist
Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës
Sigal