Java e 15-të e Kategorisë Superiore Kukësi 0-1 Vllaznia ! Edhe këtë javë përsëri fiton Vllaznia , që e ruan të paprekur distancën e krijuar në klasifikim me +9 pikë me dy ndjekësit më afërt Partizanin dhe Teutën. Kukësi humbet përsëri dhe bie në krizën e rezultateve dhe të indentitetit të tij. Të dyja këto dy skuadra ndjekëse të shkodranëve fituan , përkatësisht Teuta e trajnerit shkodran Edi Martini bën mirë detyrën ndaj Bylisit , duke thyer serinë e gjatë të barazimeve në fushën e saj. Gjithsesi golit të parë të shënuar nga Lorenco Vila i është përgjigjur bukur me atë gol të dytë me ngjyra shkodrane djaloshi i ri, prodhim i akademisë “Vllaznia”, sulmuesi Ildi Gruda. Dhe Bylis mbetet hija e vetvtes këtë sezon. Partizani i rrëmben bukur një fitore në harkun e katër minutave korçarëve në një ndeshje të luajtur në fushën e mbuluar me dëborë, duke treguar se nuk dorëzohet lehtë në luftën për titull. Skënderbeu i rënë tashmë nga “kali “që në sezonin e kaluar, këtë kampionat do ta ketë të vështirë dhe mbijetesën. Apollonia më në fund gjen fitoren numër tre me vlerën e tre pikëve në fushën e saj , çka do thotë se fundin e abonuar ja u ka lënë pas 14 javëve kampionëve korçarë .Gjen fitoren dhe “Tirana’’ , ku për shumë minuta ishte nën pushtetin e avantazhit të “Kastriotit“, që me golin e Devis Da Silvës ju kujtuan kampionëve në fuqi se duhen pa tjetër golat e shënuar nga kapiteni Batha dhe talenti Ernest Muçi që skuadra të justifkoi në fushën e lojës dhe blerjen më të re , ndoshta dhe më cilësoren, Taulant Seferin. Skuadra e ‘‘Kastriotit” që solli atë vrull në javët e para duket se i është zbehur dicka , tani në pjesën e dytë të sezonit. Dhe ato çka thamë në vend të një komenti të stërgjatur , më të qartë na e japin tabelat me rezultatet dhe klasifikimi, që janë si më poshtë:
KATEGORIA SUPERIORE JAVA E 14 –TE
Kukësi 0-1 Vllaznia
Kalaja 58`
Teuta 2-0 Bylis
L.Vila 28` , Gruda 65`
Apollonia 1-0 Laçi
Gjata 21`
Tirana 2-1 Kastrioti
Batha 34` Muçi 54`/ Devis da Silva 20`
Skënderbeu 1-2 Partizani
Mensah 67`/ Bardhi 3` , Solomon 7`
KLASIFIKIMI KATEGORIA SUPERIORE
1 .Vllaznia 14 32 pikë
- Partizani 14 23 pikë
3.Teuta 14 23 pikë
4.Laçi 14 20 pike
5.Tirana 14 20 pikë
6.Kukësi 14 17 pikë
7.Kastrioti 14 17 pikë
- Bylis 14 12 pikë
9.Apollonia 14 12 pikë
10.Skënderbeu 14 10 pikë
Natyrshëm që vendi kryesor edhe në këtë shkrim i takon “Vllaznisë” ashtu siç e kemi përherë në krye të çdo jave që nga 10 dhjetori 2020 kur me shkrimin e titulluar “Kujdes , po vjen Vllaznia” paralajmëronim galopimin kuqeblu të shkodranëve në këtë sezon të futbollit shqiptar . Dhe në fakt kështu ka ndodhur me “Vllazninë” që ka plotë 10 javë që nuk e lëshon aspak kreun e renditjes. Duke ruajtur përsëri diferencën e shkëputjes me + 9 pikë me ndjekësit më të afërt , skuadra shkodrane duket se tani i ka bindur edhe më skeptikët që prisnin nga java në javë humbjen dhe rënien e tyre nga kryesimi. Por këtë javë “Vllaznia” me fitoren ndaj “Kukësit “ ka bërë dhe “autokritikën” e humbjes të pësuar nga kjo skuadër në fushën e saj në “Loro Boriçi” në atë ndeshje të fazës së parë të 29 nëndorit 2020 me rezultatin 2-4 , që është dhe një nga dy humbjet e pësuara deri tani. Por këtë rradhë ka menduar mirë mesfushori shkodran, 25-vjeçari, Arlind Kalaja që me atë gol të shënuar solli atë fitore të pritur me ovacione të jashtëzakonshme tek auditori në rritje i tifozerisë shkodrane . Por kjo gjë është pritur të ndodhi kështu , jo vetëm në ambientet e stadiumit “Elbasan -Arena” ku u luajt kjo ndeshje, por dhe as në Shkodër , por thuajse në të gjithë Shqipërinë , madje dhe jashtë kufinjëve të vendit. Dhe ndodh kështu , sepse “Vllaznia” e këtij kampionati ka shtuar rradhët e tifozerisë së saj edhe me vlonjatë, kavajas, elbasanllinj, gjirokastrit, beratas, lushnjarë dhe lezhjanë . Futbolli i bukur dhe rezultativ që luan kjo skudër të duket se po fiton dhe kryeson në klasifikim edhe për “Flamurtarin” , “Besën”, “Elbasanin”, “Lushnjen”, “Tomorrin”, “Besëlidhjen”, dhe “Dinamon” të cilat politikat e mbrapshta sportive , si dhe gjeografia e futbollit “profesionist” dhe atyre që e kanë shpikur Kategorin Superiore me 10 skuadra kanë shumë vite që i kanë lënë larg “sofrës” të më të mirëve të futbollit shqiptar. Dhe gjithë kjo tifozeri e këtyre qyteteve që me skuadrat e tyre kanë shkruar një histori në futbollin shqiptar brenda dhe jashtë vendit dhe kanë jo pak trofe , duket se të gjithë dëshpërimin e tyre e harrojën vetëm kur fiton një skuadër jashtë kryeqytetit ,sic është “Vllaznia” .Por pa dashur të lëmë jashtë vëmendjes të gjithë “ekupazhin” kuqeblu të skuadrës shkodrane , këtë herë le të hedhim disa rradhë dhe për trajnerin kroato- gjerman Tomas Brdariç që më 23 janar 2021 mbush 46 vjec .Ai si lojtar e preku triumfin e madh, por nuk arriti ta kapte plotësisht , kur ishte pjesë e Leverkusenit të famshëm të sezonit 2001-2002, që arriti finalen e Champions – League përballë Realit të madh të Zidanit e Figos,Po kështu me këtë skuadër mbërriti në finalen e Kupës së Gjermanisë, dhe luftoi deri në javën e fundit për titullin në Bundesligë. Përfundimi ishte një dështim i trefishtë, një dëshpërim jo vetëm për Brdariçin, por sidomos për ekipin, verdhëezi të ‘Aspirinave” siç njihet në opionin dhe qarqet sportive .Brdariç në biografinë e tij ka 8 ndeshje me kombëtaren gjermane dhe diku në vitin 1997 ka luajtur dhe fituar 2-0 dhe kundër U-21 të Shqipërisë. Dhe ndoshta erdhi në Shkodër 10 gushtin e 2020 pikërisht me këtë synim, të realizojë si trajner atë që nuk mundi ta bënte si lojtar. Pavarësisht skepticizmit të fillimit, tekniku gjermano-kroat po zhvillon një sezon vërtet shumë të mirë me Vllazninë dhe për meritën e tij personale, por edhe të skuadrës e të gjithë klubit. Shkodranët janë në krye të Superligës me meritë të plotë, me 32 pikë pas 14 javësh, 9 pikë mbi ndjekësit më të afërt. Ndoshta, Brdariçi ka sjellë tek Vllaznia njohuritë e tij si trajner, që i ka fituar në Gjermani, veçse me ekipe jo të njohur si Zolingeni, Shtajnbahu, Tenis Borusia Berlin apo Rot-Vajs Erfurt. Niveli më i lartë i arritur prej tij ishte Shkëndija e Tetovës, ku në janar 2017 u largua shpejt. Dyzetegjashtë vjeçari, ka injektuar në ekip frymën dhe personalitetin e tij, ku si një lojtar nuk dorëzohej kurrë, ndërsa luajti për Leverkusenin, Hanoverin apo Volfsburgun shumë vite. Jo vetëm kaq, por ai ishte thuajse i vetmi që pati karakterin dhe guximin t’i kundërvihej të frikshmit , portierit Oliver Kahn në një ndeshje kundër Bajern Mynih në vitin 2002. Gjithsesi, sot në stolin e Vllaznisë, padyshim që ai mendon me guxim që pas 21 viteve ta kthejë këtë skuadër tek suksesi i fitimit të titullit kampion. Edhe pse dikush kur flet dhe lakon fjalët se “është shpejt të mendohet për fitimin e titullit”, ai si trajner krejt në të kundërt të tyre ,cdo javë e vlerson si diçka normale fitoren e skuadrës së tij. Gjithsesi, në Shkodër ka rëndësi që Vllaznia është e para.Vetë Brdariç që është shumë aktiv në drejtim ,është tepër i qetë në intervistat pas ndeshjeve. Në vijim të fitores ndaj Kukësit ai u ngacmua se duhet të jetë më i qetë me 9 pikë epërsi. “Unë jam llogaritar shumë i keq”, – ishte përgjigja e tij ,duke lënë të nënkuptohej gjithçka tani fillon të jetë në sprintin e saj drejt javëve më të forta të kampionatit. Por, ky trajner që është një “leksion’ më vete për trajningun e futbollit shqiptar di të festojë dhe gëzojë me drejtuesit, skuadrën dhe tifozët e saj. Këtë gjë e bëri dhe pas kësaj ndeshje, kur pasi ndau me skuadrën , administratorin Alban Xhaferi dhe kryebashkiaken Voltana Ademi kredon e fitores së rradhës për skuadrën, ai u shkri në etnusiazmin që krijoji grupi i tifozerisë shkodrane përpara stadiumit “Elbasan Arena”.Një entusiazëm që sfidoj të ftohet e asaj mbrëmje me ngjyrat kuqeblu. Por edhe pse ishin të pakët në numër dhe që pjesa më e madhe e përjetuan jashtë stadiumit këtë sukses të skuadrës së tyre , ata kanë treguar qytetari me atë entusiazëm që përcolli deri vonë lugina e Bradasheshit në Elbasan . Po imagjino çfarë është bërë atë mbrëmje në Shkodër , ku tifozeria e ka djekur ndeshjen nga ekranet e televizorëve? Si zakonisht kur luan Vllaznia , në momementin e shënimit të golit nga skuadra e tyre dhe në përfudim të ndeshjes , dinë ta festojënë suksesin. Kryetifozi shkodran Tut Rahmani është shprehur se:-” kur mbaroi ndeshja Kalaja e Rozafes dhe mali Taraboshit kanë dit çfar kanë hequr nga gjithë ai gëzim popullor”. Që nga fillim marsi i vitit të kaluar 2020 i mungon stadiumi kësaj tifozerie që me shumë kulturë përcjell në këtë “arenë” të tifozllëkut emocionet e saj. Edhe pas kësaj ndeshje, ashtu si dhe në ndeshjet e kaluara, sponsori Alban Xhaferi do të përsëriste për të shumtën herë kërkesën për institucionet përkatëse për të lejuar të pranishëm në stadium një numër të kufizuar të tifozëve , duke zbatuar fortë rregullat e protokollit sanitar. Këtë gjë e ka përkrahur dhe vetë presidenti i F.SH.F . Armando Duka , i cili është shprehur se : “Jemi të gatshëm të marrin një agazhim të tillë”. Po kur flasim për tifozerin shkodrane , vlersimi duhet bërë jo vetëm se Shkodra ka një stadium me 16 mijë vende , jo se tifozeria shkodrane e mbush në çdo ndeshje stadiumin e saj, por për më shumë për atë që në këtë qytet ku ka lindur futbolli shqiptar, kjo loja e magjishme e top-këmbës është kthyer në një lloj besimi fetar që pak kush e pengon të luhet dhe të ndiqet plot pasion . Jo shumë larg , por në ndeshjen e fituar me “Partizanin “ në Shkodër klubi pranoi të paguajë gjobën për pranin mbi numërin e lejuar në tribuna të tiofezëve të thekur. Por tani që duket shumë qartë se kjo Vllazni , po kërkon më fortë se asnjëherë tjetër të kthejë në qytetin e tyre pas 21 vjetëve titullin kampion , dhe ndoshta dhe pas 12 vjetëve Kupën e Shqipërisë , ju duhet edhe pse i kufizuar dhe masa të forta higjeno – sanitare stadiumi “Loro Boriçi”. Në kuadër të javës të 15-të Superiores , ditën e enjte luhet derbi numër 159 –të i kryqytetit Tirana –Partizani. Do të ishte vërtetë një mrekulli për shumë arsye prania e kufizuar e tifozëve në stadium. Por më shumë se kushdo tjetër këtë gjë e kërkon Shkodra dhe tifozeria e saj e zjarrtë dhe qytetëruar . Ky sezon po tregon se është i “Vllaznisë” dhe i shkodranëve , ndaj hapeni stadiumin “Loro Boriçi”!. Shkodra e do futbollin dhe e di mirë si të gëzojë dhe ta ruajë atë si vlerë të çmuar kombëtare .





















