Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Modeli diktatorial i “rilindjes”

263
Sigal

 

Mustafa Nano është autor i thirrjes së njohur para zgjedhjeve të 2013 : “Të mblidhen të tëra qelbësirat, për të rrëzuar Berishën”. Tani mendon se opozita nuk meriton të rikthehet në pushtet, edhe pse nuk drejtohet nga Berisha, pasi Basha, sipas tij, është pa ide. Po qeverisja e “Rilindjes” dhe Rama,, si të duken, këmbënguli Krasta, i cili është shumë kritik ndaj qeverisjes dhe metodës jo demokratike të Ramës. Nano e pranoi se qeverisja “ka dalë nga shinat” demokratike, por mbrojti me vendosmëri tezën e tij, se Rama nuk është diktator. E përshëndes mendimin e hapur të Nanos, për çdo fushë, por më duket “kurajo” e madhe të mbrosh tezën, se Rama nuk është diktator!  Seriozisht e ke Nano, se, mund të ekzistojë diktatori edhe në demokraci? Me atë mbrojtje, në fakt, Nano e dëmtoi shumë rëndë Ramën, pasi pranoi se Rama nuk është ai që kishte menduar e është larguar në qeverisje nga parimet demokratike, por ende nuk është diktator! Pra, sipas kësaj logjike, vetëm kur të bëhet si Lukashenko, mund të quhet diktator. Rama tashmë me qeverisjen e tij, është identifikuar e është shkrirë me metodat diktatoriale të qeverisjes. Por, ai është mburraveci frikacak, që ashtu si Lukashenko e tha faqe botës te “fabrika e peshkut” e përpara “eunukëve”, duke i sfiduar ata, se atë nuk mund ta zëvendësojë asnjë në Partinë Socialiste. Nëse në PD, Basha nuk ka ide, në PS nuk ekziston asnjë për ta zëvendësuar Ramën, dhe kjo tregon honin, ku ka përfunduar ajo parti. Pra, ky burracak u thotë socialistëve, ju jeni të detyruar  të pranoni që unë të vë në krye të listave fituese rilindasit e mi dhe ju jeni të detyruar të grumbulloni 800 mijë vota, që unë të jem kryeministër! Shumë analistë, thonë, megjithëse e ka katranosur dhe degjeneruar qeverisjen, me parlamentin më qesharak në historinë  pluraliste, me qeverinë më të paaftë, më të akuzuar e që nuk ka përfaqësuar socialistët, pa pushtet gjyqësor, pa Gjykatë Kushtetutese, pa vetëqeverisje vendore, pasi janë rikthyer këshillat popullore të rretheve, Rama ka kurajo e kërkon mandatin e tretë? Ka kurajon e të marrit, dhe frikën nga lënia e pushtetit! Dialogu Krasta-Nano, mendoj se duhet të shndërrohet në modelin mediatik të komunikimit, për të thënë të vërtetat, qoftë edhe të padrejta, me qëllim, që jo vetëm të mos ketë diktator në demokraci, por të eleminojmë gradualisht edhe filozofinë marksiste të të menduarit, për mënyrën e qeverisjes diktatoriale. Të jesh kundër lirisë, fjalës së lirë, kundër mediave që të kritikojnë, kundër zgjedhjeve të lira, kundër Kushtetutës dhe institucioneve demokratike, ke mendësi diktatoriale, dhe realisht, kjo është “diktatura demokratike”. Në diktaturë lëvdohej partia, Enveri dhe Ramizi. Edi Rama i ka tejkaluar, sepse ai lëvdon vetveten ! Doni më për modelin diktatorial  të qeverisjes? Shteti social i së Drejtës, do të mbetej thjesht një ide, nëse nuk bashkohen në një front, jo të “gjithë qelbësirat”, por të gjithë ata që kanë nxjerrë mësime nga keqqeverisjet dhe dëshirojne demokracinë reale. Lidhja për Drejtësi e Progres do të jetë në frontin kundër mendësisë diktatoriale, keq qeverisjes dhe moralit politik, që stimulon në politikë  amoralet politik, të paaftët e sidomos antishqiptarët, që urrejnë shqiptarët!