Aksidenti me dy viktima në Tiranë, dalin detaje, makina kaloi kryqëzimin me semafor të kuq, gjendet armë zjarri

187
Sigal

Kanë dalë detaje të reja nga aksidenti me dy të vdekur në kryqëzimin e “21 Dhjetorit” në Tiranë.

Emirjan Doko, i cili dyshohet se dhe ka shkaktuar aksidentin, ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Ai raportohet se ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi dhe është futur me semafor të kuq në kryqëzim.

Dyshohet se ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me makinën tip “Honda”, ku si pasojë kanë ndërruar jetë Luan Cenollari dhe pasagjeri Ali Bejo.

Gjatë kontrolleve të mjetit tip “Citroen” që i përkiste Dokës, është gjetur edhe një armë zjarri.

Policia ndërkohë është duke mbledhur të gjitha provat për të sqaruar shkaqet e plota të aksidentit.