BE: Mbështesim luftën e policisë kundër trafikut të drogës

244
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka shprehur ngushellimet per familjaret e viktimes nga ngarja e rende sot ne Lazarat dhe ka theksuar vijimin e mbeshtetjes per ata “që punojnë në Shqipëri për zbatimin e shtetit ligjor”.
“Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dëshiron të shprehë ngushëllime të sinqerta për familjen e oficerit të vrarë të policisë dhe keqardhje për oficerët e plagosur në operacionin e mëngjesit të sotshëm kundër trafikimit të drogës në Lazarat. Ne përshëndesim kurajën e oficerëve shqiptarë të policisë që po i shërbejnë vendit të tyre duke e çuar përpara luftën kundër trafikut të drogës dhe do të vazhdojmë të mbështesim fuqimisht të gjithë ata që punojnë në Shqipëri për zbatimin e shtetit ligjor”,- thuhet ne reagim.