Aksidenti i frikshëm në Tiranë, arrestohet shoferi 20-vjeçar

306
Sigal

20-vjeçari Emiljano Sina është arrestuar pasi një ditë më parë përplasi me makinën e tij një grua te Rruga e Kavajës në Tiranë.

Aksidenti ndodhi një ditë më parë, ndërsa këmbësorja 40-vjeçare L.A.,ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Raportohet se 40-vjeçarja ndodhet në reanimacion, nën kujdesin e mjekëve.

Në videon tronditëse e aksidentit, ku shihet automjet tip “Mercedez Benz” që drejtohet nga 20-vjeçari vjen me shpejtësi, teksa e reja po kalonte rrugën, duke e marrë atë përpara.

Drejtuesi i automjetit nuk mundet as të frenojë për shkak të shpejtësisë me të cilën lëvizte, por edhe gruaja dallohet se po kalonte rrugën pa e parë dhe se ka reaguar me vonesë.