Qeveria nis vetingun edhe për noterët, ja kriteret e reja

361
Sigal

Nis vetting edhe për noterët

 

Në kriteret e reja që përcakton ligji, pjesë e Noterisë s’do të jenë as ata noterë që janë në profesion, që janë në listën e personave që ushtrojnë kundër ligjit.

Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë ligjin e ri për Noterinë, i cili përcakton qartë kriteret për futjen ën profesionit të noterit. Ministri i Drejtësisë deklaroi se këtij ligji do ti nënshtrohen edhe noterët që ushtrojnë aktualisht shërbimin noterial.

“Sapo kaluam në qeveri disa shtesa dhe ndryshime ligjin për noterinë. Kjo është një nga nismat më të rëndësishme që lidhet me profesionin e noterit. Ky projektligj ka për qëllim forcimin e integritetit të noterit dhe besueshmërinë e publikut te ky shërbim.

Nëpërmjet këtyre ndryshimeve përcaktohen kritere të reja për futjen në profesionin e noterit dhe që kanë të bëjnë me mospërfshirjen në këtë sistem të personave që kanë lidhje apo kontakteve të papërshtatshme me krimin e organizuar ose me persona të dënuar për kryerjen e veprave penale të rënda.

Ndryshimet sot vijnë si përmbushje e të dhëna nga partnerët tanë. Në kriteret e reja që përcakton ligji, pjesë e Noterisë s’do të jenë as ata noterë që janë në profesion, që janë në listën e personave që ushtrojnë kundër ligjit. Projektligji i ri përcakton të njëjtën procedurë dhe të njëjtën kritere për heqje licencë të njëjtat si për prokurorë dhe gjyqtarë.  Ndryshimet që propozohen sot jo vetëm që përcaktojnë kritere të të reja, por as më shumë dhe as më pak është proces vettingu për noterët që janë në shërbim aktualisht, ata që janë në lidhje me persona të inkriminuar apo që janë pjesë e listës së shpallur si të inkriminuar. Ligji për noterinë ka përcaktuar dhe mekanizmat e shërbimit, përmes inspektimeve të planifikuara. Përgjegjëse është Ministria e Drejtësisë. S’ka mbivendosje me bashkëqeverisjen, por do të jetë një nga burimet për strukturën antikorrupsion”.