Hasan Tahsin Pasha:Të pathënat për ish-gjeneralin që i dorzoi Selanikun ushtrisë greke dhe jo bullgarëve, sot është pa varr në Selanik

Ja çfarë i thanë oficerët e Asfalisë ,djalit të tij për Enverin.

Gazeta “Eleferotipia” para 15- vjetëve, publikoi nga gazetari i mirënjohur grek Viktor Neta, shkrimin e titulluar:

NOA

 Qenan Mesereja: “Babai im nuk i’u nënështrua bullgarëve   

  • Hasan Tahsin Pasha, ish gjenerali që vendosi t’ia dorëzonte Selanikun ushtrisë greke.
  • Hasan Tahsin Pasha, pas dorëzimit të Selanikut qëndroi për pak në qytet dhe pastaj u vendos në Zvicër
  • Vdiq me 1918: mirëpo trupi i tij u varros në varrin familjar, në vorrezën shqiptare që ishte në Triandria të Selanikut.
  • Varreza shqiptare sot nuk ekziston dhe nipi po kërkon akoma për një metër tokë që i takon gjyshit dhe të jatit të tij
  • Selaniku i ka borxh varrin Hasanit
  • Oficeri i Asfalisë, i drejtohet Shahin Masaresë: Çfarë je ti re? Çifut?- Jo, jam shqiptar. -Shqiptar?.. I qerratait, Enver Hoxhës?!

 HasanTahsin Pasha: gjenerali turk me origjinë shqiptare

nënëshkroi Aktin Historik, Selanikun u’a dha grekëve, jo bullgarëve…

Nga Agim Jazaj

 Në faqet e historisë ballkanike pse jo dhe botërore mbetet i gdhendur edhe Hasan Tasin Pasha gjenerali turk, me origjinë shqiptare…

Më 26 Tetor të vitit 1912, formuloi dhe nënëshkroi aktin: Për dorëzimin e qytetit të Selanikut grekëve dhe jo bullgarëve, të cilët nuk lanë mjet pa përdorur, ta kalonte këtë qytet nën juriduksionin e tyre…

Me dy vendet portuale, fqinje; Greqia dhe Italia, të cilat janë përballur edhe me emigracionin më të madh, vërshuar prej Shqipërisë, dhe shqiptarët kanë ndjerë ndoshta edhe dorën më të ngrohtë!…

Statistikat shënojnë: “Me rreth 600-700 mijë emigrantë në Greqi, dhe gati 250-300 mijë shënohen në Italinë fqinje.” Në këto vende gjenden edhe më të trajtuar, se nga emigrantët shqiptarë në vende të tjera, por dhe më të diskriminuar në vendin e tyre, pohojnë jo pa dhimbje shqiptarët!

Sidoqoftë vendet, e gjithëkush në botën e gjallë; janë të mbuluar me merita, sikundër dhe të ngarkuar me mëkate…

Për mëse 3 dekada emigracion i (pa) organizuar, kemi dëgjuar dëshmi, kemi shfletuar faqe të historisë, pjesëza të pa shpalosura, madje sikur ndjen absurdin e një Ligji të Luftës të formuluar: dhe i (pa) «abroguar» praktikisht) me Greqinë mike dhe fqinje. Madje nxënës të emigrantëve shqiptarë janë bërë disa herë flamurmbajtës të këtij simboli të popullit mik, por dhe shpesh herë janë provokuar nga banorët provincialë, përkundër qëndrimit të mbajtur nga pjesa elitare,po edhe e politikës zyrtare në favor të ngritjes së flamurit, nga ish figurat më të larta të vendit si: ish- presidenti, z. Stefanopulos, ish- ministri i arsimit, Eftimiu, si dhe mjaft i hapur në përkrahjen e nxënësve shqiptarë flamurmbajtës ka qënë, ish ministri i Jashtëm; arvanitas me rrënjë, një ndër ish- ministrat dhe figurë e çmuar e vendit: Teodoros Pangallos, ndaj të cilit eretikët, para disa viteve, i hapën deri edhe padit penale, përpos qëndrimit të tij publik, duke e quajtur «TURP», reagimin e tyre në festën kombëtare të vendit…

Gruaja greke nga “Kipsel”- Athinë

Vite më parë Sofia, një banore greke nga “Kipsel”-Athina- rrëfente: “Unë nuk mund të dëgjojë televizionin, kur çdo gjë të keqe i’ua faturojnë shqiptarëve, pasi mua dhe familjes time më ka thënë babai kur ishin në luftë; Se me ata kanë luftuar edhe shqiptarët, kur gratë shqiptare u jepnin bukë për të ngrënë, zjarr për t’u ngrohur, dhe çorape leshi për t’i veshur. Unë nuk dëgjoj televizorin, përpara babait tim të nderuar”, mbyll rrëfimin Sofia. Kur emigrantët e parë shkelën në Greqi, u hapën dyert, sikur për gjithë këta njerëz nuk ekzistonte: “Ligji i Luftës”, mes dy vendeve.

Mes të tjerash, nëpër faqet e historisë jemi njohur edhe me një fakt historik, i cili shkon pa vemendje edhe tashmë pas gati 1 shekulli, si i “vjetëruar”: Selaniku i sotëm, qyteti i rëndësishëm, i dyti pas Athinës, nyja lidhëse e dy kontinenteve, kryeqëndra ballkanike; është pjesëz e këtij vendi edhe për meritën e pa mohueshme të Komandantit të Selanikut, i cili nënëshkroi atëherë, kur përcaktoheshin sinoret, AKTIN HISTORIK, të ishte pjesë e Greqisë. Këtë akt e ka formuluar dhe nënëshkruar: gjenerali, Hasan Tahsin Pasha, komandanti turk me origjinë shqiptare, pa ju dridhur qerpiku, nga presionet dhe pa u joshur nga çeqet marramendëse të servirura! Po qe se do të kishte bërë ndryshe, pa dyshim edhe rrjedhat do të ishin ndryshe, e për pasojë edhe marrëdhëniet…

Ky mesazh vjen i gjallë edhe në ditët e sotme, kur këtë pjesë të historisë e rikujtonte në gazetën më të madhe,“Eleferotipia” para 15 vjetëve, (i vënë edhe në disponibilitetin e lexuesve emigrantë shqiptarë, vite më parë nga “GA”) publikonte gazetari i mirënjohur grek: Viktor Neta, në shkrimin e titulluar:

Deklaratë nga Qenan Mesereja: “Babai im nuk i’u nënështrua bullgarëve  

 

“Mot pas moti në vitet ’50-të dhe në fillim të viteve’60-të, në prag të veprimtarive festive për çlirimin e Selanikut, një burrë shtatë lartë, rreth të 70-tave, vinte në redaksi. Kishte një pamje aristokrati dhe të intelektualit. Kjo dukej në ecjen, në lëvizjet, po dhe në veshjet e tij. Me një karton të mbledhur rrutullame nën sqetull, shkonte shpesh në zyrën e kryeredaktorit, e hapte dhe i‘a tregonte. Ishte një pikturë me akuarel që, pasqyronte një moment nga çlirimi i Selanikut, me 26 Tetor 1912, dhe do të botohej në ballinën jubilare të gazetës.

Ai burrë, me shtatin impresionues, të të cilit e kam parasysh sikur të ishte dje, ishte Qenan Mesereja, i biri i gjeneral Hasan Tahsin Pashës, komandantit turk i Selanikut. Hasan Tahsin Pasha, ish gjenerali që vendosi t’ia dorezonte Selanikun ushtrisë greke.

“Qenan Meseraja studioi ne institutin francez të Gallatasarajit, në Stamboll, dhe u rreshtua në ushtrinë turke dhe shërbeu si adjutant i të jatit. Njëkohësisht ushtroi dhe talentin e tij në pikturë. Ky talent e afirmoi si njerin prej ikonografëve më të rëndësishëm, ndofta më të rëndësishmin, e çlirimit të Selanikut, eveniment që e përjetoi çast pas çasti pranë të jatit gjeneral. Pikturat e tij gjenden në shtabin e armatës së tretë të ushtrise, në klubin e oficerëve të Selanikut, në Janinë, si dhe në koleksionet private. Disa nga pikturat e tij që i sillte në gazetë, i kisha të ruajtura në një dollap. Por, gjatë shpërnguljeve të zyrave humbën… Nuk e di sa piktor i mirë ishte Qenan Mesareja, por gjithësesi tablot e tij kanë vlerë të madhe historike“.

Rigjetja e familjes së gjeneralit

 

Në tetor 1984, kur po përgatitja një emision në ERT-1 për çlirimin e Selanikut, m’u kujtua Qenan Mesareja. Duke marrë parasysh moshën e tij, mendova se ishte e pa mundur që ai të jetonte. Mirëpo nuk përjashtova mundësinë që pasardhës të tij që gjenden në Greqi; e dija se ai jetonte në Janinë, prej nga vinte ç’do vit për festën e Selanikut.

Me këtë shpresë shfletova numëratorin telefonik dhe gjeta emrin (mbiemrin) Mesere K.Shahin, arkitekt. Telefonova me një herë dhe dëgjova një zë të predispozuar e miqësor, që më konfirmoi se po! Ishte i biri i Qenan Mesaresë dhe nipi i Hasan Tahsin Pashës. Ju luta të merrte pjesë në emision, të fliste për gjyshin e të jatin e tij dhe për rolin e tyre në dorëzimin e Selanikut. Me shumë xhentilesë m’u përgjigj se nuk donte të fliste për ngjarje që nuk i kishte përjetuar, por u tregua i gatshëm  të më jepte kujtimet e pabotuara të gjyshit, të cilat i kishte përkthyer i biri.

I është zhdukur varri gjeneralit

 

Kujtimet e Hasan Tahsin Pashës, janë një dokument historik. Pjesë të tyre i përdora tek dokumentari, ndërsa fragmente të zgjedhura i botova tek; “Eleferotipia” në tetor të vitit 1994. Përveç kujtimeve të pa botuara Shahin Mesareja më dha dhe informacione interesante për familjen e tij me origjinë shqiptare. Hasan Tahsin Pasha, myslyman- shqiptar, bëri një karierë të shkëlqyer në ushtrinë turke. Pas dorëzimit të Selanikut qëndroi për pak në qytet dhe në nëntor u vendos në Zvicër, ku vdiq më 1918; mirëpo trupi i tij u varros në varrin familjar, në vorrezën shqiptare, që ishte në Triandria të Selanikut.

Varreza shqiptare sot nuk ekziston dhe nipi po kërkon akoma për një metër tokë që i takon gjyshit dhe të jatit të tij, ku vdiq më 1965, afër të 86-tave…Kjo është një çështje për të cilën ftohen të japin zgjidhje ministri i Maqedonisë dhe Thrakës dhe kryetari i Bashkisë së Selanikut. Selaniku u’a ka borxh këtë.

Qëndresa për një firmë

 

Dhe ja sepse: Në një artikull që botoi në gazetën e Selanikut; ”Elinkos Vorras”, më 26 tetor 1960, Qenan Mesareja bëri një zbulim të rëndësishëm dhe historik  për dorëzimin e Selanikut grekëve dhe synimet e bullgarëve. Mesareja  shkruante ndër të tjera: ”Gjithë ata që duan të gjykojnë me ndërgjegje dhe me paanësi atë periudhë, duhet t’i rikthehen situatës më 27 tetor, kur të dërguarit e kryegjeneralit të forcave bullgare, Teodorov, duke mbajtur flamur të bardhë, vizituan tim atë atë mbrëmje në godinën e Guvernës. Një kolonel i artilerisë, kapiteni i kavalerisë Standiev (me pas ambasador i Bullgarisë na Paris) dhe dy oficerë të tjerë të shtabit. Pas përshëndetjeve të rastit, zoti Standiev e mori fjalën dhe shprehu befasinë dhe pa kënaqësinë e përligjur për dorëzimin e Selanikut grekëve, pasi siç tha ushtria bullgare kishte hyrë duke luftuar vazhdimisht dhe me sakrifica të mëdha në Selanik, prandaj gëzonte të drejtën që ta merrte në dorëzim në emër të nalmadhnisë së tij Carit të Bullgarisë.

U kujtuam zotërinjëve se armata që komandohej nga im atë kishte pasur si kundërshtar të vetëm ushtrinë greke, kundër së cilës edhe luftuan. Nga Elosana deri në Selanik, u bënë luftime të ashpra në vende të ndryshme, ku nuk pati asnjë këmbë bullgari. Sa për çështjen e dorëzimit ajo i përkiste vetëm atij (Komandantit Shqiptar të Turqise, Hasan Tahsin Pasha, shën- im) dhe nuk i jepte llogari kurrkujt. Shefi i misionit bullgar u përgjigj me tërbim e me zë gjëmues se dhe ata para pak orësh trupat bullgare qenë ndodhur nën zjarrin e dendur të armëve të ushtrisë turke, (një pretendim i gënjeshtërt, pasi trupat tona qenë çarmatosur ndërkaq në masë të madhe), dhe se prandaj kishin edhe ata të drejtë të njëjtë për pushtet mbi qytetin. Ai kërkoi që me një herë të hartohej një protokoll i posaçëm, ku të shkruhej se qyteti u dorëzohet bullgarëve.

Me gjakftohtësi të madhe dhe i pa tundur, babai im shprehu habinë për pretendimin dhe mendjelehtësinë e propozimeve.

Zotëria kolonel shfrynte me këmbë e me duar, e ngriti dhe më shumë zerin dhe kërcënoi se; nëse ne insistonim në qëndrimin tonë, trupat bullgare do të hynin me forcë në Selanik. Ndonëse i mundur dhe tashmë i pa fuqishëm, babai im qëndroi kryelartë dhe tha: JO. Atëhere hyri me diplomaci zoti Standiev për të neutralizuar përshtypjen e keqe që kishte shkaktuar koloneli dhe njëkohësisht për të tentuar që të shkëpuste qoftë dhe një premtim  të thjeshtë, i cili sipas zotit ambasador do të vlerësohej siç duhej nga ana e fronit bullgar, si dhe nga kryegjenerali Todorov, që priste me padurim një përgjigje pozitive.

Pa mundur,- megjithëse u përpoq plot dy orë- që të na bindëte, zoti Standov, pasi foli për pak me kolegët e tij shprehu dëshirën të më fliste veçmas. Kaluam në sallën e madhe të pritjes, ku nuk kishte asnjë njeri tjetër. Zotëria ambasador më vështroi i heshtur e i tronditur për disa sekonda, pastaj nxorri nga çanta e vet një çek të një banke londineze me një shumë marramendëse, që ma dha me levizje të kontraktuara dhe duke pëshpëritur, më dha të kuptoj se ai çek ishte shpërblim për një firmë të thjeshtë të tim eti. Mbeta si të më kishte goditur rrufeja, dridhesha i tëri dhe me hapa të ngadalta u ktheva në zyrë. Erdhi dhe ambasadori me çehre të zbehtë. Të tjerët nuk kishin nevojë për spjegime. Pasi iu mbuash mëndja se as kërcënimet as sharjet nuk do të nxirrnin gjë në dritë. Na u lutën t’u përgatitnim një kopje të protokollit ç’ka u bë menjëherë. (Protokoll i nënënshkruar me grekët për qytetin e Selanikut)

Koka në Shqipëri, trupi në Greqi

 

Hasan Tahsin Pasha pati 7 fëmijë, prej të cilëve jetuan tre, dy djem dhe një vajzë. Një djalë i tij ishte ambasador i Shqipërisë në Athinë para Luftës së Dytë Botërore. Në kohën e luftës shkoi në Lindjen e Mesme, u kthye pas luftës dhe u vendos në Athinë, ku u martua me një athiniote den babaden nga Kolonaqi. Vdiq me 1968. Vajza u martua në Turqi dhe pati një djalë. Fëmija i tretë, Qenan Mesareja pas Luftës së Parë Botërore erdhi nga Zvicra në Greqi, ku kishte mjaft miq grek. Punoi si anëtar i komisionit për caktimin e kufijve. Në Selanikun e viteve 20-30-të ishte i njohur për jetën e vet bohemiane dhe aventurat erotike me artistët e teatrit. Më vonë u vendos në Janinë, ku u martua me një shqiptare, Vajzën e Mustafa Pashës, që kishte pasuri të madhe në Epir.

Qenan Mesareja bëri 2 djem, që u rritën në Janinë dhe studiuan në “Ziosimea”. I pari, Shahini, studioi për arkitekturë në Itali dhe punon në Athinë. Djali i dytë është inxhinier elektrik dhe sot jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shahin Mesareja, i njohur më shume si Ini, pati një veprimtari të dendur aktive politike në radhët e të majtës, shumë më përpara vendosjes së juntës së kolonelëve (me 1967)- Sot është 57 vjeç, dhe gjatë juntës u vetësyrgjynos në Itali. Kur regjimi i kolonelëve dha shënja “zbutjeje” u kthye në Athinë.

Nuk mund t’i shmangej “ftesës” për t’u paraqitur tek shefi i Asfalisë (policisë), duke pasur me vete dhe pasaportën dhe e lexoi: Shahin Mesareja i Qenanit. Pyeti me ton të egër: Çfarë je ti re? Çifut?- Jo, jam shqiptar. -Shqiptar?.. I qerratait, Enver Hoxhës? Mori vrull shefi dhe e lau Shahinin me gjithë epitetet që përmbante libri grek i sharjeve kundër Shqipërisë dhe Enver Hoxhës.

Ç’farë t’i thoshte Ini Mesareja? Për GJYSHIN dhe për BABAIN e vet? Për SELANIKUN?

E çfarë do të kuptonte antikomunisti injorant?

Ini proferoi të mos thoshte absolutisht gjë, mori pasaportën dhe iku”…

 

 

Agim Jazaj