Protesta shtrihet te Komuna e Parisit / Policia ndjek hap pas hapi qytetarët

Policia po ndjek protestuesit në shumë rrugë të kryeqytetit në përpjekje për t’i shpërndarë.

Rreth orës 20:15 minuta, policia ka shkuar në sheshin “Uillson”, larg Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Atje, protestuesit kanë djegur kosha mbeturinash.

NOA

Protesta ka shkuar deri te Komuna e Parisit. Protuestuesit vazhdojnë guerilen e tyre. Ata shpërndahen dhe rigrupohen në zona të ndryshme të kryeqytetit.