Protesta e sotme / Vangjel Tavo publikon foton që bëri bujë

265
Përfaqësuesi i LSI, Vangjel Tavo ka reaguar në llogarinë e tij në facebook në lidhje me protestën e zhvilluar në Tiranë. Tavo iu referua një fotoje domethënëse të kapur gjatë demonstratës përballë kryeministrisë ku paraqitet një i moshuar që në njërën dorë mban patericën dhe në tjetrën dy flamujt e BE dhe Shqipërisë teksa i valvit nën mjegullën e gazit lotsjellës. Sipas Tavos ky është një përfaqësim i Shqipërisë sot, e mjeruar por me një dëshirë të madhe që ky vend të bëhet. Që Shqipëria të bëhet si gjithë Europa.
Ja postimi i plotë :
Zëri i vërtetë i shqiptarëve
Një qytetar i thjeshtë i cili në një dorë mban patericën e në tjetrën flamurin shqiptar dhe atë të BE.
Kjo është Shqipëria sot, e mjeruar por me një dëshirë të madhe që ky vend të bëhet. Që Shqipëria të bëhet si gjithë Europa.
Ndaj edhe sekti diktatorial i “Rilindjes” ka frikë sepse drejtësinë e një populli nuk e ndalon dot askush.
Sigal