Aksident në Tiranë, plagoset lehtë gruaja shtatzënë

367
Sigal

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në qendër të Tiranës. Aksidenti ka ndodhur në Rrugën “Bardhyl”.

Mësohet se nga përplasja e dy makinave ka marrë plagë të lehta drejtuesja e një prej automjeteve, e cila ka qenë shtatzënë dhe ka patur në automjet fëmijën e mitur të moshës 4-vjeç. Policia ndërkohë ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.