Mbrojtja nga përmbytjet , BE 6 mln euro për argjinaturat mbrojtëse, PNUD zbaton projektin në 5 qytete

673
Sigal

Bashkimi Europian investoi 6 milion
euro për rehabilitimin e 16 objekteve të infrastrukturës mbrojtëse.

“Komponenti i infrastrukturës është njëri nga ata,
por ka edhe disa komponente të tjera që kanë të bëjnë me rritjen e
ndërgjegjësimit mbi faktin që ndryshimet klimatike po ndodhin”, thotë Nora
Kushti, menaxhere e PR, PNUD.

Ndërhyrja konsiston në ndërtimin e 16 kilometrave
argjinaturë lumore, kanale për ujitje dhe tharje si edhe rehabilitimin e
stacionit të pompave në hidrovorin e Akërnisë. Efektet e këtij investimi duket
se kanë qenë të menjëhershme

Në zonat e përmbytura janë shpëtuar toka të tëra
bujqësore, gjedhë, ndërsa shitësit e shumicës në tregun ushqimor pranë lumit
Drino, në fshatin Valare të Gjirokastrës kanë shpëtuar produktet e tyre, që më
herët përktheheshin në dëme të mëdha. 

“Para dy vitesh është bërë investimi këtu dhe
asnjëherë nuk është bërë përmbytja”, thotë tregtarët.

Situata e rëndë e përmbytjeve ka ndryshuar edhe në
Novoselë, ku ishin përmbytur 6 mijë e 800 ha tokë bujqësore, ndërsa rrezikohej
edhe argjinatura e Gjolit të Nartës

Edhe përfaqësuesi i Shërbimeve në Njësinë
Administrative Novoselë thotë se ky është një projekt që ofron siguri.

“Me këtë investim është krijuar një situatë
stabël”, thotë Minella Hysa, Njësia Administrative Novoselë.

Gjirokastra, Vlora, Fieri dhe
Berati tashmë janë totalisht të mbrojtura nga përmbytjet. Kjo falë projektit të
financuar nga BE dhe zbatuar nga PNUD për krijimin e argjinaturave
mbrojtëse.  Pas dëmeve të shkaktuara prej përmbytjeve në vitin 2015, dhe
studimit që iu bë këtyre zonave, për të parandaluar përsëritjen e situatave të
tilla, Bashkimi Europian financoi një projekt prej 6 milionë euro që konsistoi
në ndërtimin e infrastrukturës mbrojtëse në zonat më të rrezikuara nga
përmbytjet.  Programi për Infrastrukturën Mbrojtëse nga Përmbytjet është
zbatuar nga PNUD dhe ka si qëllim restaurimin e kësaj infrastrukture nga përmbytjet;
sigurimin e banesave të banorëve si dhe të tokës bujqësore dhe fermave të
tyre.  Si zonat prioritare të këtij programi u konsideruan Vlora; Fieri;
Gjirokastra; Berati dhe Korça, ku dhe dëmet nga përmbytjet e vitit të kaluar
ishin më të mëdha. Janë 16 segmente ku është punuar për të disiplinuar
argjinaturat e lumenjve, dhe për të mbrojtur tokat e shtëpitë nga erozioni.