Aksident në Tiranë, makina përplaset me motorin e Policisë, plagosen dy efektivët

157
Sigal

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet, ku është përfshirë një automjet dhe një motor i efektivëve të Repartit “Shigjetat”.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e parë të rrugëve, pranë kompleksit “Kika 1” në zonën e Komunës së Parisit, në fillim të rrugës “Medar Shtylla”.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore, për dokumentimin dhe zbardhjen e aksidentit, ndërsa për persona të lënduar deri tani nuk ka raportime.

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.06.2023, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” dhe “Prokop Mima”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin P. U., me motomjetin e Policisë me drejtues shtetasin A. Ll.

Nga përplasja janë dëmtuar dy punonjësit e Policisë, drejtuesi i motomjetit inspektor A. Ll., dhe pasagjeri që ndodhej me të, inspektor E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.