Aksident në Shkodër, makina përplaset me autobusin

29
Sigal

Një aksaident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, ku një makinë është përplasur me një autobus.

“Rreth orës 13:20, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, automjeti me drejtues shtetasin G. K., 32 vjeç, është përplasur me autobusin me drejtues shtetasin R. M., 63 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar lehtë 32-vjeçari, i cili është në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën”, sipas policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.