E vranë fëmijët/ 50-vjeçarit i jepet lamtumira e fundit! Vëllai i Pëllumb Metës hap dyert e mortit

16
Sigal

Vëllai i Pëllumb Metës, Ramazan Meta ka hapur dyert e mortit në banesën e tij në Shënavlash të Durrësit pas arrestimit të tre fëmijëve të viktimës pas zbulimit të krimit makabër.

Në ceremoninë mortore të 50-vjeçarit ishte vajza e madhe e Pëllumb Metës, e cila është e martuar në Krujë, ndërsa nuk dihet nëse bashkëshortja e tij, Blerina Meta ka marrë pjesë.

Të tre fëmijët e viktimës, Hysen Meta 25 vjeç, Hygerta Meta 19-vjeçe dhe djali tjetër, Amarildo Meta 21-vjeç. janë vënë në pranga, ndërsa nëna e tyre, Blerina Meta është në hetim në gjendje të lirë.

Fillimisht ishte vajza e tij, Hygerta Meta e cila mori përsipër krimin duke deklaruar në polici se kishte vrarë dhe varrosur të atin në kasolle pasi ai donte ta fejonte pa dëshirën e saj.

Por më pas u zbulua se ishte djali i madh, Hysen Meta që kishte qëlluar me katër plumba të atin në banesën e tyre dhe më pas me ndihmën e të motrës dhe vëllait e groposën në kasolle.

Krimi ndodhi mesditën e 10 shkurtit, por ngjarja shokuese u zbulua vetëm më 22 shkurt.