Aksident në hyrje të Sarandës, dy shtetas të plagosur, një prej tyre dërgohet me urgjencë për në Tiranë (EMRAT)

66
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e së premtes në hyrje të qytetit të Sarandës.

Burimet bëjnë me dije se janë përplasur dy automjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy shtetas të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Lëndime kanë marrë shtetasit Klaudio Kupi e Mikel Hoxha. I pari ka dëmtime në shtylle kurrizore dhe do të niset për mjekim të specializuar në Tirane ndërsa i dyti ka dëmtime në koke nga xhamat e makinës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.