Bashkëshortja e Lulzim Bashës: “Jam këtu si qytetare e Tiranës, situata sigurisht që është e tmerrshme”

1268
Sigal

Bashkëshortja e kreut demokrat Lulzim Basha, Aurela Basha në një prononcim për “News 24” tha se është në protestë si një qytetare e thjeshtë.

Zonja Basha tha se situata aktuale i duket e tmerrshme, ndërsa nuk preferoi që të komentojë më gjatë.

“Jam këtu si qytetare e Tiranës. Kam dalë si një qytetare.

Si e tillë, pra si një shtetase do të dal sa herë të më thërrasin. Situata sigurisht që është e tmerrshme”, tha zonja Basha në prononcimin e shkurtër për mediat.

Aurela Basha ka qenë e pranishme edhe në protestën e djeshme të opozitës së bashkuar, ndërsa prania e saj është vënë re edhe nga mediat.