Fejesë dhe ditëlindje në të njëjtën ditë, aktorja e njohur turke i jep fund beqarisë

322
Sigal

Ebru Şahin, ylli i serialit Destan (Epic)  e ka vulosur dashurinë e saj me fejesë. Aktorja e njohur turke, në verën e vitit 2020 nisi të dashurohej me Cedi Osmanin, i cili luan në NBA. Si duket çifti ka vendosur të hedhë hapin e parë drejt martesës.

Cedi Osman verën e kaluar i propozoi të dashurës së tij Ebru Şahin në Kapadokia ku sigurisht, mori përgjigjen “Po”. Çifti i njohur, i cili po përgatitej të ulej në tryezën e dasmës në fund të verës, është fejuar me një ceremoni ku të pranishëm kanë qenë vetëm familjarët.

Cedi Osman shkoi për të kërkuar dorën e aktores me familjen e tij që jeton në Tekirdağ të Turqisë.

E njohur me rolin e saj “Rejhan”, aktorja turke, Ebru Sahin është tejet e pëlqyer dhe e ndjekur nga shikuesit shqiptarë. Aktorja dhe basketbollisti Cedi Osman kanë zgjedhur një nga ditët më të veçanta për fejesën e tyre. Kështu Ebru ka festuar ditëlindjen dhe i ka dhënë fund beqarisë në të njëjtën ditë.

Ebru Şahin e ka ndarë lumturinë e saj me fansat në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqen të lumtur, sigurisht duke mbajtur unazat e fejesës.

Ebru Şahin ka postuar fotot me shkrimin “ Dita e djeshme ishte paksa e ngarkuar”. Aktorja mahniti me elegancën dhe mori komplimente të shumta nga fansat e saj me fustanin e bardhë që veshi në ceremoninë e fejesës.